Categories: Uncategorized

”Dosje të nxehta”, SPAK hap hetimin për 20 ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë

SPAK nis hetimet për 20 ish – gjyqtarë dhe ish – prokuror pranë gjykatave të ndryshme të vendit.

Hetimet kanë nisur pasi shtetasi Fran Dashi ka kallëzuar në SPAK këta 20 shtetas me funksion ish – gjyqtarë dhe ish – prokuror pranë gjykatave të shkallës së parë, apelit, Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, si dhe prokurorive te ndryshme.

Të lidhura

None found

Objekt kallëzimi janë deklarimet e kryera nga këta funksionarë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe vendimet e shkarkimit të tyre nga KPK-ja.

Kallëzimi i regjistruar në datën 28.04.2020, i akuzon për veprat penale të parashikuara nga nenet 143, 143/a/6,180, 181, 248 dhe 257/a të Kodit Penal.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vlerësuar materialet e kallëzimit në raport me përcaktimet e neneve 75/a dhe 78 të Kodit të Procedurës Penale dhe ka arritur në konkluzionin se jo të gjithë subjektet e kallëzuar janë në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme.

Nisur nga kjo është ndarë materiali kallëzues në ngarkim 10 të subjekteve, duke ia dërguar për kompetencë dhe vlerësim prokurorive kompetente në lëndë dhe territor, e pikërisht Prokurorive Durrës, Tiranë dhe Elbasan.

Ndërkohë për 10 subjekte, me funksion ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, në Prokurorinë e Posaçme është regjistruar procedimi penal Nr.137/2020, për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal.

Avokati Fran Dashi, është i njohur për opinionin publik pasi, është njeriu që u shfaq në videon e një emisioni investigativ dhe përmendi emrin e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.

Në video flitej për një ryshfet prej 6000 eurosh për lirimin e të arrestuarit të pestë për ngjarjen e 19 prillit, ku pesë të arrestuarit patën një konflikt me firmën Bechtel në Fushë-Arrëz.

të fundit

VIDEO/ Petro Koçi Clarifies the Document That Sparked Debate: Tahir Sinani’s Name Is Being Used for a Non-Existent Scandal

I ftuar në emisionin “Drejt” në Ora News, deputeti Petro Koçi komentoi debatin e krijuar pas publikimit të një dokumenti…

30 seconds ago

Pas daljes nga Kupa e Botës, Patrik Schick mbyll rrugëtimin me Kombëtaren e Çekisë në moshën 30-vjeçare

Sulmuesi çek, Patrik Schick, i ka dhënë fund karrierës së tij me ekipin kombëtar pas eliminimit të Çekisë nga Kupa…

50 minutes ago

Mourinho denies a clear-out at Real Madrid: I want to keep the best players

Jose Mourinho ka hedhur poshtë raportimet që sugjeronin se ai po përgatit një revolucion të madh në skuadrën e Real…

2 hours ago

Mourinho mohon spastrimin te Real Madridi: Dua t’i mbaj lojtarët më të mirë

Jose Mourinho ka hedhur poshtë raportimet që sugjeronin se ai po përgatit një revolucion të madh në skuadrën e Real…

2 hours ago

A po ndikon topi “Trionda” në vështirësimin e punës së portierëve në Botërorin 2026?

Portierët kanë qenë ndër protagonistët kryesorë të këtij Botërori. Kapiteni i Kepit të Gjelbër, Vozinha, shkëlqeu ndaj Spanjës në debutimin…

2 hours ago

Marsel Rupi ironizon nga protesta: Patronazhistë, na e bëni hallall që jua prishëm algoritmin! “Nëse nuk ngrihemi sot, Shqipëria do të mbetet bosh”

Gazetari Marsel Rupi, në protestën e 26-të masive, ku mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, ka elektrizuar sheshin…

2 hours ago