Jose Mourinho ka përgënjeshtruar zërat që e lidhnin me një ndryshim rrënjësor te Real Madridi, duke bërë të qartë se synimi i tij është të punojë me futbollistët kryesorë të skuadrës dhe jo t’i nxjerrë në shitje.
Në një prononcim në podcastin Beast Mode On, tekniku portugez komentoi spekulimet sipas të cilave disa emra të rëndësishëm mund të largohen pas një sezoni zhgënjyes në ‘Santiago Bernabeu’.
None found
“Kam lexuar disa gjëra ku thuhej se Jose Mourinho po vjen këtu dhe do të largojë disa nga lojtarët kryesorë. Jo. Unë i dua këta lojtarë. Unë i dua më të mirët”, është shprehur Mourinho.
Trajneri i sapoemëruar i Real Madridit pranoi se në vitet e fundit kanë qarkulluar raportime për probleme në dhomën e zhveshjes, por nënvizoi se administrimi i futbollistëve të nivelit elitar është një pjesë e zakonshme e kësaj pune.
“Lojtarët e mëdhenj janë lojtarët e mëdhenj. Nëse ke probleme me lojtarë jo shumë të mirë, atëherë ky është një problem i madh”.
Mourinho vuri në pah edhe tiparet që çmon më shumë, teksa yjet e mëdhenj i përshkroi si lojtarë të kompletuar, me cilësi teknike, forcë fizike, stabilitet mendor dhe përkushtim ndaj ekipit.
Qëndrimi i tij lë të kuptohet se vera e Real Madridit mund të karakterizohet më shumë nga vazhdimësia sesa nga një revolucion i madh.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…