Besojeni ose jo, por Kanye West deklaroi në Tëitter kandidaturën e tij për t’u bërë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Tani duhet të realizojmë premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë,” shkroi ai. “Unë do të kandidoj për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”
Postimi i Kanye-s u shoqërua me hashtagun #2020VISION. Duke marrë parasysh që zgjedhjet e ardhshme të SHBA-së janë më 3 nëntor, shpallja e kandidaturës katër muaj para është e paqartë nëse është shaka apo Kanye e ka seriozisht. Po kështu afati zyrtar për të shpallur kandidaturën e pavarur ka përfunduar në disa shtete.
None found
Nuk është hera e parë që reperi flet për dëshirën për t’u bërë president i SHBA-së. Në janar të vitit të kaluar postoi “2024” në Tëitter, postim që u interpretua si një shenjë se do të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.
Dëshira për t’u bërë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është kaq e madhe, sa West po kandidon kundër politikanit të tij të preferuar, Donald Trump. Ju kujtojmë se Kanye prej kohësh ka qenë një mbështetës i Trump, gjë që është kritikuar nga një pjesë e fansave të tij.
Deri tani, reperi ka siguruar një votë: Elon Musk. “Ke mbështetjen time,” shkroi CEO i SpaceX.
Mesfushori ofensiv i Kosovës, Bersant Celina, ka gjetur skuadrën e re, pasi është transferuar zyrtarisht te Al-Ettifaq në Arabinë Saudite.Klubi…
Një nga talentet më premtues të futbollit gjerman, Kennet Eichhorn, do të pezullojë përkohësisht karrierën pasi është diagnostikuar me një…
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar kandidaturën e Eric P. Wendt për postin e ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri,…
Sporti librazhdas është në zi. Mbrëmjen e kësaj të mërkure është ndarë nga jeta, pas një sëmundjeje të rëndë, Besnik…
Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës. Sipas informacionit paraprak të Policisë,…
Besnik ÇotaNdahet nga jeta Besnik Çota, ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Sopotit të Librazhdit [...]Read More...