Gazetari investigativ, Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Byro Politike” ka publikuar pamjet ekskluzive të Altin Hajrit kur kapet nga policia. Sot ai është në kërkim nga policia për shkak se dyshohet si autori që rrëmbeu dhe eliminoi Jan Prengën në Kamëz.
Altin Hajri ishte arrestuar dhe më parë në datën 26 janar të vitit 2017 por ai u lirua shumë shpejt.
None found
Gazetari i Abc News Artan Hoxha u shpreh se Hajri u shpall në kërkim ndërkombëtar pas një operacioni të policisë italiane më 28 tetor 2015 që synonte të shpërbënte të gjithe grupin Hajri dhe rrjetin e tij në Itali. Pavarësisht se u kap mbi një ton lëndë narkotike, heroinë, kanabis etj. Altin Hajri koka drejtuese e grupit nuk u arrestua.
Afro 8 muaj më vonë në rrethana të paqarta, më 6 maj 2016 emri i Hajrit u hoq nga lista e personave të kërkuar nga Interpoli. Emri i tij është rregjistruar gjatë bisedave të pergjuara nga prokuroria për llogari të dosjes 339, si i implikuar bashkë me persona të tjerë të botës së krimit në zonën e Shijakut dhe të Durrësit të përfshirë në blerjen e votave gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.
Në video shfaqet momenti kur Hajri sapo ka shkuar me mjetin e tij, një Mercedes Benz luksoz pranë një lavazhi në zonën e Shijakut, dhe aty duken efektivët e policisë që e arrestojnë. Fillimisht Hajri reziston por më pas shtrihet përtokë nga policia, raporton abcneës.al.
Pavarsisht arrestimit vetëm disa orë me vone me ndërhyrje nga lart në rrethana të pasqaruara policia e Durresit është detyruar ta lërë të lirë… Ky është arrestimi i parë dhe i fundit i Altin Hajrit nga policia, edhe gjatë operacionit të fundit të Reneas në kompleksin “Gold” në Shijak ai i shpëtoi arrestimit.
Pas disa ditësh pasigurie dhe shqetësimi për fatin e saj, Anxhela Shurdha është rikthyer në Shqipëri dhe tashmë ndodhet pranë…
Mesfushori anësor i Amedspor, Ermal Krasniqi, është liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës për shkak të lëndimit. Pas ekzaminimeve…
Një koalicion organizatash jofitimprurëse ngriti një padi kundër pesë kompanive kryesore të inteligjencës artificiale të enjten, duke kërkuar të ndalojë…
Mund të keni vështirësi të gjeni terapistin e duhur ose të keni nevojë për ndihmë më shpejt sesa mund të…
Microsoft deklaroi të enjten se problemet e përhapura të lidhjes që prekën shërbimet e saj Microsoft 365 në disa rajone…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se mungesa e barit palbociclib në Klinikën e Onkologjisë gjatë vitit 2026 është…