Mungesa e palbociclibit në Klinikën e Onkologjisë gjatë vitit 2026 erdhi pas dyfishimit të numrit të pacientëve që kërkonin këtë bar, ndërsa tenderi i parë për furnizim dështoi sepse nuk pati ofertues. Kështu deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë interpelancës për vdekjen e një pacienteje me kancer të gjirit, e cila kishte mbetur katër muaj pa terapi.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetes së PDK-së, Sala Jashari, për këtë rast dhe për mungesën e barnave onkologjike, Vitia tha se palbociclib u përfshi për herë të parë në Listën e Barnave Esenciale në Kosovë në vitin 2025. Sipas tij, përgatitjet për sigurimin e barit nisën menjëherë, ndërsa sasia u planifikua mbi bazën e kërkesave që Klinika e Onkologjisë kishte në atë kohë, për 40 pacientë.
None found
Ministria e Shëndetësisë kërkoi fonde shtesë nga Ministria e Financave dhe kërkesa u miratua, bëri të ditur Vitia. Pas përfundimit të procedurave, kontrata u lidh më 17 korrik dhe furnizimi i parë mbërriti në barnatoren qendrore në Çekukë në mesin e gushtit 2025. Më pas, kërkesat rezultuan më të larta se parashikimi: pacientë që më parë e siguronin barin privatisht nisën ta kërkonin në Klinikën e Onkologjisë, pasi ai hyri në Listën e Barnave Esenciale.
Vitia shpjegoi se gjatë vitit 2025, për shkak të mungesës së institucioneve dhe Kuvendit, nuk u mbajtën dëgjime buxhetore dhe nuk u miratua buxheti. Kjo gjendje, sipas tij, vazhdoi deri në mars. Megjithëse ishte kërkuar rritje e buxhetit, në rrethanat e jashtëzakonshme buxheti u miratua me synimin që të rishikohej në maj-qershor. Rishikimi nuk u bë, pasi Kuvendi u shpërnda në prill dhe vendi hyri në procesin zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit.
Si pasojë e dyfishimit të kërkesave, kontrata arriti kufirin prej 130% të shfrytëzimit, sipas mundësive ligjore, brenda vetëm 9 muajve. Sipas ministrit, sasia që ishte parashikuar të shpenzohej në masën 100% gjatë 1 viti nuk mjaftoi për shkak të rritjes së numrit të pacientëve. Pa miratimin e buxhetit nuk mund të hapej një procedurë e re. Pas hyrjes në fuqi të ligjit të buxhetit dhe transferimit të mjeteve, nisën menjëherë procedurat e reja tenderike, duke marrë parasysh shpenzimin e shpejtë të barit.
Procedura e parë dështoi nga mungesa e ofertuesve, tha Vitia. Më pas tenderi u rihap me procedura të përshpejtuara; kontrata u lidh më 30 korrik 2026 dhe furnizimi në barnatoren qendrore nisi më 18 gusht të atij viti.
Ministri pranoi se furnizimi me barna për Klinikën e Onkologjisë gjatë vitit 2026 nuk ishte në nivelin e viteve 2024 dhe 2025. Krahas rrethanave që përmendi për palbociclibin, ai renditi si shkaqe mungesën e autorizimit të marketingut për disa barna, vonesat në furnizim si pasojë e procedurave, dështimin e tenderëve për mungesë ofertuesish dhe, në disa raste, tejkalimin e shumës së parashikuar bazuar në listën zyrtare të çmimeve të barnave.
Eliezer “Eli” Dasa ka vlerësuar forcën e përfaqësueses së Kosovës dhe atmosferën që e pret skuadrën e tij në stadiumin…
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sqaroi se zgjidhja e propozuar për dhënien e provimit të jurisprudencës parashikon dy pjesë, ku…
Pas disa ditësh pasigurie dhe shqetësimi për fatin e saj, Anxhela Shurdha është rikthyer në Shqipëri dhe tashmë ndodhet pranë…
Mesfushori anësor i Amedspor, Ermal Krasniqi, është liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës për shkak të lëndimit. Pas ekzaminimeve…
Një koalicion organizatash jofitimprurëse ngriti një padi kundër pesë kompanive kryesore të inteligjencës artificiale të enjten, duke kërkuar të ndalojë…
Mund të keni vështirësi të gjeni terapistin e duhur ose të keni nevojë për ndihmë më shpejt sesa mund të…