Do të duhen dy javë të tjera që shqiptarët të mësojnë kur do të mund të udhëtojnë drejt Bashkimit Europian.
Shqipëria duket se nuk është përfshirë në listën e vendeve për të cilat hapen kufinjtë e jashtëm të Bashkimit Europian prej 1 korrikut.
None found
As Maqedonia e Veriut, as Kosova dhe as Bosnjë-Hercegovina duket se nuk bëjnë pjesë në këtë listë, edhe pse Komisioni Europian kishte rekomanduar hapjen e kufinjve të jashtëm me të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor në 11 qershor.
Abcneës.al raporton se lista që pritet të miratohet me shumicë të cilësuar nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Europian sot përfshin 14 shtete: Algjeria, Australia, Kanadaja, Gjeorgjia, Japonia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia, Uruguai.
Vendimi me shkrim i ministrave të brendshëm të Bashkimit Europian bazohet në evolucionin e situatës epidemiologjike së koronavirusit të dy javëve të fundit.
Ko situatë ka ndryshuar në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nuk korrespondon më me nivelin mesatar të të prekurve nga koronavirusi në Bashkimin Europian.
Duket se Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnjë-Hercegovinë nuk kanë përmbushur kriterin e pasjes më pak se 16 raste me COVID-19 për 100.000 banorë në dy javët e fundit.
Lista e vendeve, banorët e të cilëve mund të udhëtojnë drejt Bashkimit Europian, ndryshon çdo dy javë.
Udhëtimet esenciale drejt Bashkimit Europian mundësohen për punëtorët sezonalë në bujqësi, diplomatët, studentët dhe psersonat që kalojnë tranzit nga Bashkimit Europian, të cilët nuk preken nga kufizimet.
Edlir TetovaTeuta mposhti minimalisht 1-0 Laçin në Rrogozhinë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Superiores [...]Read More...
Lamine Yamal po mendon edhe për të ardhmen jashtë fushës së futbollit, pasi ylli i Barcelonës ka hyrë në biznesin…
Deputeti i PD-së Edi Paloka, i ftuar në emisionin Kjo Javë në News24 komentoi përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe…
Chelsea ka pësuar një humbje të rëndë në shtëpi nga Leeds United, duke u mposhtur me rezultat 4-1 në kuadër…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përsëritur dëshirën e Ukrainës për t'u anëtarësuar në NATO, duke e cilësuar këtë hap si…
Sulmuesi me prejardhje shqiptare Brajan Gruda po vazhdon shkëlqimin e tij me fanellën e Leipzigut në Gjermani.Ai ishte njëri ndër…