Categories: Uncategorized

BE nuk hap kufijt! Zbulohet data kur mund të udhëtojnë shqiptarët lirisht në zonën Shengen

Qytetarët shqiptarë dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor do ta kenë të pamundur të udhëtojnë drejt zonës Shengen deri në 30 qershor.

Kjo pasi shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Europian janë shprehur në favor të shtyjes së afatit fillestar për rihapjen e kufijve të jashtëm të kësaj organizate. Ky afat ishte fiksuar në 15 qershor dhe tashmë shtyhet me dy javë të tjera, deri në 30 qershor.

Të lidhura

None found

Ky ishte konkluzioni i takimit me videokonferencë të ministrave tê brendshëm tê Bashkimit Europian, i artikuluar në konferencën e shtypit përmbyllëse të takimit nga presidenca kroate.

“Një zgjatje e afatit të kufizimeve për udhëtimet në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian është propozuar deri në fund të qershorit. Kjo bëhet për të mundësuar një hapje graduale të kufijve të jashtëm. Ne kemi rënë dakord që hapja e kufijve duhet të bëhet në mënyrë të koordinuar, jo diskriminuese dhe proporcionale mbi bazën e disa kritereve. Kriteret do të përcaktohen nga qëndra europiane e parandalimin dhe kontrollin e sëmnudjeve (ECDC) “, tha Terezija Gras, sekretare e shtetit kroat.

Komisionerja europiane për punët e brendshme, Ilva Johanson konfirmoi, tha se Komisioni Eurooian do të punojë ndërkohë me shtetet anëtare për përcaktimin e kritereve mbi bazën e të cilave do rihapen kufinjë e jashtëm të Bashkimit Europian. Ekzekutivi europian pritet të prezantojë rekomandimet pêr kriteret javën e ardhshme .

“Shumica e shteteve anëtare mbështetën një shtyrje të afatit për hapjen e kufinjve të jashtëm me dy javë. Kjo u mbështet nga shumë ministra të brendshëm. Gjithashtu ata mbështetën një qasje të koordinuar për hapjen e kufinjve të jashtëm, si edhe përcaktimin e kritereve tê qarta. Kishte disa mospërputhje lidhur pikërisht me kriteret që duam të ndjekim. Nê do tê vazhdojme diskutimet me shtetet anêtare para se të propozojmë udhëzimet e Komisioni Europian për hapjen e kufinjve tê jashtëm“, u shpreh ajo.

Lidhur me kufinjtë e brendshëm tê zonës Shengen, shumica e shteteve Shengen janë shprehur në favor të hapjes së tyre në 15 qershor dhe disa shtete anëtare në fund të qershorit. /abcnews.al

të fundit

Brvenica, runoff turnout reaches 40.49 percent by 3 p.m.

Dalja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës vazhdon të rritet dukshëm.Sipas informacioneve të…

4 minutes ago

Ministry of Health: Seasonal flu vaccine available to everyone eligible for vaccination

Pas përfitimeve që ka vërejtur nga vaksinimi kundër gripit sezonal, pensionistja Dobrilla tashmë çdo vit aplikon për të marrë vaksinën…

4 minutes ago

Pesë adoleshentë plagosen rëndë nga sulmi me thikë në një festë Halloween-i në Angli

Pesë adoleshentë, të moshës 16 dhe 17 vjeç, kanë mbetur të plagosur rëndë pas një sulmi me thikë gjatë një…

5 minutes ago

Details emerge in Kosovo tragedy / Father of 27-year-old and infant found dead arrested

Detaje të reja tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku mëngjesin e sotëm u…

5 minutes ago

26-year-old who killed Spartak Dervishi arrested in Greece after six years on the run (NAME)

Një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e një bashkëkombësi në Selanik të Greqisë, është arrestuar nga autoritetet…

5 minutes ago

VIDEO/ Supergol i Ernest Muçit, ylli i Kombëtares protagonist dy herë te Trabzonspori

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, vazhdon të shkëlqejë në kampionatin turk. shte protagonist absolut në fitoren 2-0 të Tranzonspor…

6 minutes ago