Categories: Uncategorized

Armë dhe të “bardhë”, si u kap i riu që qarkullonte me emblemën e policisë në Tepelenë

Një persona është vënë në pranga në Tepelenë pasi është kapur me armë zjarri dhe të ftohta si dhe kokainë.

39 vjeccarit B.H, iu gjetën 1 armë zjarri, 1 armë sportive, 2 armë të ftohta dhe disa doza me kokainë.

Të lidhura

None found

Po ashtu i arrestuari përdorte një emblemë të Policisë së Shtetit për t’iu shmangur kontrolleve e cila iu gjet në makinë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Qarkullonte me armë zjarri dhe armë të ftohta, posedonte lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 39-vjeçari.

Për t’iu shmangur kontrolleve, dyshohet se ky shtetas përdorte një emblemë të Policisë, e cila u gjet në makinë.

Kapja e 39-vjeçarit, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me FNSH Fier, në pikën e kontrollit në kufirin ndarës mes Tepelenës dhe Mallakastrës.

Në vijim të veprimeve u vu në pranga edhe pronari i automjetit ku u gjetën sendet e kundërligjshme.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri, 1 armë sportive, 2 armë të ftohta, doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe një emblemë metalike si ato të Policisë së Shtetit.

Shërbimet e Policisë, krahas angazhimit 24 orë për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Në këtë kuadër, në pikën e kontrollit në rrugën nacionale Tepelenë-Mallakastër, në afërsi të Liqenit të Krahësit, për ndarjen e zonave të gjelbra, efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe të FNSH Fier, gjatë kontrolleve të imtësishme për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, evidentuan dhe arrestuan në flagrancë 39-vjeçarin B. H., banues në Tiranë.

Nga kontrolli personal iu gjetën në trup doza me lëndë narkotike kokainë dhe nga kontrolli i automjetit që drejtonte ky shtetas u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë sportive, 1 thikë, 1 dorezë metalike dhe 1 emblemë e Policisë.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, po në vijim të veprimeve u bë edhe ndalimi i shtetasit R. Ç., 36 vjeç, banues në Tiranë, pronari i mjetit.

Materialet proceduriale në ngarkim të tij i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë ose sportive”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

të fundit

Gashi: Kosovo made progress on some reforms despite institutional deadlock

Zëvendëskryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Liza Gashi, ka thënë se, pavarësisht bllokadës institucionale, Kosova ka shënuar progres në disa…

15 seconds ago

Kurti discusses comprehensive law and support for people with disabilities with HANDIKOS

Kryeministri theksoi nevojën për zgjidhje konkrete dhe mbështetje institucionale, duke premtuar angazhim për përmirësimin e mirëqenies së kësaj kategorie. Kryeministri…

32 seconds ago

Manchester City triumfon 3-2 ndaj RB Leipzigut në ndeshjen me pesë gola

Manchester City ka shënuar fitore në udhëtim të vështirë te RB Lepipzig, në kuadër të xhiros së katërt në fazën…

43 seconds ago

Siljanovska-Davkova at the European Parliament: Progress toward the EU requires shared political will and concrete action

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova u takua me eurodeputetët Dan Barna (Renew, Rumani), Tijs Reuten (SD, Holandë), Matej Tonin (PPE, Slloveni) dhe…

49 seconds ago

Siljanovska-Davkova në Parlamentin Evropian: Përparimi drejt BE-së kërkon vullnet politik të përbashkët dhe veprime konkrete

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova u takua me eurodeputetët Dan Barna (Renew, Rumani), Tijs Reuten (SD, Holandë), Matej Tonin (PPE, Slloveni) dhe…

6 minutes ago

Kusari-Lila dhe kreu i EULEX-it bisedojnë për stabilitetin, ligjin dhe ekonominë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka pritur në takim shefin e Misionit të EULEX-it, Antero Lopes,…

9 minutes ago