Manchester City mori një fitore të vështirë në fushën e RB Leipzigut, në xhiron e katërt të fazës së Ligës në Ligën e Kampionëve. Takimi përfundoi 2-3 për skuadrën angleze, pas një sfide me pesë gola.
City kaloi në epërsi në minutën e 37-të, kur Castello Lukeba e dërgoi topin në portën e vet teksa përpiqej ta largonte. Ridle Baku barazoi në minutën e 49-të me një eurogol të shënuar nga një kënd i “vdekur”.
None found
Në minutën e 58-të, Enzo Fernandez shënoi pas harkimit të Iliman Ndiaye dhe ia riktheu epërsinë Man Cityt. Vetëm tre minuta më pas, Antonio Nusa realizoi një tjetër supergol, duke e barazuar sërish rezultatin në minutën e 61-të.
Golin e fitores për Cityn e shënoi Erling Haaland në minutën e 78-të. Pas asistimit të Elliot Anderson, ylli i skuadrës e dërgoi lehtësisht topin në portën e zbrazur.
Leipzigu e gjeti edhe një herë rrjetën përmes Brajan Grudës, por goli i anësorit shqiptar u anulua për pozitë jashtë loje.
Me këtë fitore, Man City arrin në nëntë pikë, ndërsa Leipzigu mbetet me tri.
Në Maqedoni te Veriut Mungesa e personelit shëndetësor krijon mbingarkesë në punë dhe kushteve të vështira në spitale si dhe…
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, në prag të…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka theksuar rëndësinë historike dhe kombëtare të 28 Nëntorit, duke e cilësuar këtë datë…
Qeveria e Kosovës po punon në politika të reja për fuqizimin e ekonomisë kreative, me synimin që ky sektor të…
Greqia vazhdon të jetë një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, pavarësisht…
Pjesëmarrja në protestë dyshohet se ka nisur të ketë pasoja për disa persona edhe sa i përket procedurave të daljes…