Categories: Uncategorized

50 euro gjobë për këdo që kapet pa maskë, ky shtet merr vendimin ekstrem

Gjoba prej 50 eurosh për këdo që kapet pa maskë, ndalim i festave të mëdha publike deri vitin e ardhshëm. Gjermania shtrëngon masat për të frenuarCOVID-19.

Kancelarja Merkel dhe 16 kryeministrat e landeve njoftuan se në kuadër të një sërë masash që synojnë të zvogëlojnë numrin e rasteve të koronavirusit në Gjermani do ta zgjasin ndalimin e organizimit të festave dhe të veprimtarive të mëdha publike deri vitin e ardhshëm.

Të lidhura

None found

Kancelarja Angela Merkel theksoi pas video-konferencës se “në tërësi mund të themi me të drejtë se deri tani ne e kemi kaluar mirë këtë pandemi. Megjithatë ne shohim po ashtu se javët e fundit numri i infeksioneve është rritur”. Ne e marrim shumë seriozisht këtë rritje të numrit të infeksioneve gjatë muajve të verës, shtoi kancelarja.

Masat e tjera përfshijnë një gjobë minimale prej 50 eurosh për këdo që kapet pa maskë në dyqane dhe mjetet e transportit publik. Në lidhje me kufizimin e numrit të pjesëmarrësve në festa private nuk u arrit ndonjë marrëveshje. Në vend të kësaj Merkel dhe kryeministrat e landeve u kërkuan gjermanëve të “peshojnë në mënyrë kritike” për çdo rast të caktuar nëse festa private është “e domosdoshme” dhe “e justifikueshme”.

Pushuesit dhe festuesit

Takimi midis Merkel dhe kryeministrave të landeve u zhvillua në një kohë kur në Gjermani po shënohet një rritje serioze e rasteve të koronavirusit. Shifrat e përditshme të infeksioneve në Gjermani janë rritur në nivele që nuk janë parë që nga fundi i prillit.

Si përgjegjës për përhapjen e virusit dhe për këtë rritje të infektimeve konsiderohen pjesërisht pjesëmarrësit në festat lokale, por edhe pushuesit që kthehen nga pushimet.

Kjo shpjegon edhe një masë tjetër për të cilën u ra dakord në takim: fjala është për ndërprerjen e testimeve falas për koronavirusin të udhëtarëve që kthehen nga zona jo me rrezik. Tani rëndësi do t’u jepet rregullave të karantinës për personat që kthehen nga rajone me rrezik të lartë.

Problem pakujdesia dhe shpërfillja e rregullave

Zyrat e Shëndetit Publik thonë se problem është bërë edhe pakujdesia dhe shpërfillja e rregullavenga ata persona që nuk ndjekin masat e higjenës dhe të distancimit fizik. Kjo shpjegon edhe vendimin për gjobitjen në shkallë vendi të atyre që nuk mbajnë maskë. Më parë dënimet ishin shumë të ndryshme nga shteti në shtet.

Merkel dhe kryeministrat e landeve theksuan se “mbulimi i gojës dhe hundës në mjedise të caktuara publike është i detyrueshëm dhe duhet të kontrollohet dhe sanksionohet në mënyrë të vazhdueshme nga autoritetet e rendit publik”./ DW

të fundit

LSDM: Klekovski dhe Mickoski po dështojnë në menaxhimin e krizës nga ethet e Nilit Perëndimor

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ka reaguar lidhur me rritjen e numrit të të prekurve nga ethet e Nilit Perëndimor, duke…

6 minutes ago

Pacolli: Gjykata vendosi masë sigurie për mbi 68 ari pronë të Universitetit të Prishtinës

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli ka njoftuar se Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masë sigurie për një…

7 minutes ago

Milani identifikon tre kandidatë për përforcimin e qendrës së mbrojtjes në janar

Tregu i transferimeve nuk mbaron kurrë: pasi shpenzoi mbi 150 milionë euro në afatin kalimtar të verës, Milani nën drejtimin…

9 minutes ago

Poliçani lajmëron protestë/ Këshilli bashkiak paralajmëron dorëheqje, tubimi zhvendoset para Kuvendit

Poliçani vazhdon protestën kundër reformës administrative-territoriale që parashikon shkrirjen e Bashkisë Poliçan. Kjo çështje ka bërë bashkë Këshillin Bashkiak, që…

10 minutes ago

Photo+Video/ Greek Phantom crashes at Tanagra, $2.4 million aircraft goes up in flames

Avioni që u rrëzua sot, në bazën ajrore të Tanagrës gjatë Athens Flying Week 2026, ishte një McDonnell Douglas F-4E…

20 minutes ago

Tragic incident in Malësi e Madhe: 40-year-old falls into ravine and dies

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Lëpushë të Kelmendit, Malësi e Madhe, ku një 40-vjeçar ka…

21 minutes ago