Categories: maqedoni

LSDM: Klekovski dhe Mickoski po dështojnë në menaxhimin e krizës nga ethet e Nilit Perëndimor

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ka shprehur shqetësim për shtimin e rasteve të etheve të Nilit Perëndimor, duke e konsideruar të dobët mënyrën se si Qeveria dhe institucionet shëndetësore po e përballojnë situatën.

Të lidhura

None found

Sipas të dhënave të cituara nga LSDM-ja, deri më 1 shtator të këtij viti në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 56 raste të sëmundjes, ndërsa shtatë persona kanë ndërruar jetë.

Partia opozitare pretendon se, për nga numri i rasteve në raport me popullsinë, Maqedonia e Veriut është në vendin e parë në Evropë, duke lënë pas shtete si Italia, Greqia dhe Rumania.

LSDM-ja deklaroi se institucionet shëndetësore kanë reaguar me vonesë, njësoj si gjatë krizës së helmimeve në Gostivar. Sipas saj, Qeveria nuk është në gjendje ta parandalojë përshkallëzimin e situatës dhe të garantojë mbrojtjen e shëndetit publik, por ndërhyn vetëm pasi kriza rëndohet.

Kritika u drejtuan edhe ndaj kryetarit të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski. LSDM-ja pretendon se procesi i spërkatjes kundër mushkonjave nuk është zhvilluar në kohën e duhur.

Opozita vlerëson se mekanizmi për parandalimin, mbrojtjen dhe kontrollin e sëmundjeve të transmetuara nga vektorët nuk po funksionon, ndërsa institucionet përgjegjëse merren vetëm me pasojat e epidemisë.

“Qytetarët po e paguajnë me shëndetin e tyre koston e këtij mosfunksionimi”, thuhet në përfundim të reagimit të LSDM-së.

të fundit

Pronari i Milanit sinjalizon interes për yllin e Real Madridit: “Ndër më të mirët në botë, ndoshta më i miri

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur për planet e klubit italian në afatin kalimtar të janarit, duke konfirmuar se…

5 hours ago

According to Wall Street Journal, Kim Jong Un is expanding North Korea’s nuclear capabilities – what satellite images revealed

Ndërsa vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te konflikti me Iranin, Koreja e Veriut po zgjeron infrastrukturën e saj bërthamore. [...] Read…

5 hours ago

Nga puna te dashuria/ Horoskopi për sot, 22 Nentor 2026

Dashi Nuk do keni aspak dyshime sot ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni gati te hidhni hapa me…

5 hours ago

Studimi zbulon se vetmia dhe izolimi social mund të përshpejtojnë plakjen biologjike

Dy gjëra mund të përshpejtojnë plakjen biologjike — Klan Kosova [...]Read More...

5 hours ago

Sioni merr fitoren falë golave të Rrudhanit dhe Nivokazit

Donat Rrudhani dhe Rilind Nivokazi kanë shkëlqyer në fitoren e Sionit ndaj Servettes, duke shënuar nga një gol në triumfin…

5 hours ago

Real Madridi përmbys Celta Vigon në pjesën e dytë dhe fiton 2-1

Real Madridi ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Celta Vigos, duke triumfuar me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për…

5 hours ago