Categories: Uncategorized

”Orgji diskutimesh”, Merkel bën paralajmërimin e fortë për lirimin e masave ndaj COVID 19

Kancelarja Merkel e ka kritikuar në mënyrë të pazakontë me ashpërsi debatin që po zhvillohet aktualisht në Gjermani për lirimin e masave të forta kufizuese në luftë kundër Coronës.

Në një video-konferencë të presidiumit të partisë së saj, CDU, ajo është shprehur, se është e shqetësuar, që mesazhi i lehtësimit të kujdesshëm të masave ka çuar në një „orgji diskutimesh për hapjen” e tyre. Rreziku i infeksioneve me Corona është edhe më tej shumë i lartë në Gjermani, ka thënë Merkel.

Të lidhura

None found

Si edhe më parë është e pamënjanueshme, që qytetarët të respektojnë rregullat e distancës dhe masa të tjera mbrojtëse, tha Merkel para pjesëmarrësve në video-konferencë. Merkel citohet të ketë thënë se është „skeptike” dhe „shumë e shqetësuar”.

Konsultime të tjera më 30 prill

Kancelarja gjermane ka kujtuar se për masat e tjera do të diskutohet më 30 prill mes federatës dhe landeve. Por më e rëndësishme është se si do të jetë gjendja pas një jave. Vetëm nga data 8 apo 9 maj do të kemi një përshtypje më të saktë, se si do të ecet përpara me ekonominë dhe si do të veprohet me shkollat, sipas saj.

Federata dhe landet ranë dakord që pas katër javë mbylljeje të detyruar, nga e hëna të hapen dyqanet deri në madhësi 800 metra katrorë. Detajet varet nga degët e caktuara dhe landet. Në disa lande kanë filluar shkollat për nxënësit maturantë. Por rregullat e ndalimit të kontaktit janë në fuqi deri më 3 maj. Bavaria ndërkohë ashpërsoi masat dhe futi detyrimin e maskës në të gjitha dyqanet dhe qarkullimin urban./DW

të fundit

Six protesters arrested after yesterday’s protest outside the Ministry of Education

Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike punonjësit e Policisë, bllokuan qarkullimin…

3 seconds ago

Batman appears in Frankfurt amid fires and clashes during protests in Germany

Kohë “Halloween” dhe protestash. Një person i maskuar si Batman është shfaqur në mes të protestave masive që kanë përfshirë…

23 seconds ago

Balkan Barometer: 55% of Albanians prioritize reducing energy tariffs

Ulja e çmimeve është prioriteti kryesor energjetik për më shumë se gjysmën e shqiptarëve, por kjo nuk pengon mbështetjen për…

38 seconds ago

Former Deputy Minister Irena Beqiraj: Apartments have become more profitable than factories; Rama’s governments have always failed!

nga Irena Beqiraj Kur apartamenti bëhet më i leverdishëm se fabrika, qeveria e gjen zgjidhjen tek taksa ! Debati për…

56 seconds ago

Bulgaria votes for a new president, with Jotova facing Gyurov in an election dominated by Russia and Black Sea security

Qytetarët e Bullgarisë votojnë këtë të diel në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në një proces të shoqëruar nga…

1 minute ago

Student List promises dialogue with Pristina, but within Serbia’s constitutional framework

BE-ja i kujton Beogradit se ndërrimi i pushtetit nuk i ndryshon detyrimet nga Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit.…

2 minutes ago