Albin Kurti, i sapozgjedhur kryeministër i Kosovës, është i martuar me norvegjezen Rita Knudsen Augestad me të cilën kanë një vajzë-5 vjeçare, Lea.
Albin Kurti dhe Rita e kishin kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë, në mars të 2014-s. Ata u betuan përpara njëri- tjetrit në Komunën e Prishtinës, nga kryebashkiaku, Shpend Ahmeti.
None found
Kurti nuk flet shumë për gruan e tij në media, por gjatë një emisioni në një media, ai kishte treguar se me Ritën është njohur në kryeqytetin e Kosovës.
“Mendoj se jeta është pak misterioze dhe nuk dihet se ku të përplasin dallgët. Unë gruan time e njoha në Prishtinë. Unë jam i lumtur me atë që ka ndodhur. Unë nuk shoh barriera për faktin se ajo është e huaj. Nuk kemi shef në familje, por kemi një lloj bashkëqeverisje”, – është rrëfyer ai duke dhënë edhe pak elemente e si e rrisin vajzën e tyre Lea.
“Vajzës i flas shqip. Por ajo e di edhe gjuhën norvegjeze. Në fillim kemi pasur probleme, pasi me gruan komunikoj në gjuhën angleze dhe kjo ka bërë që të hutohej vajza ime. Tani ajo e di gjuhën shqipe më mirë se sa unë gjuhën norvegjeze”.
Kush është Rita dhe me çfarë merret ajo ?
Duke qenë një figurë që i ka qëndruar larg mediave, jo shumë dihet për bashkëshorte e kryeministrit të ri të Kosovës. Sipas KultPlus Rita Augestad Knudsen është një studiuese e lartë në NUPI dhe pjesë e Grupit Kërkimor për Siguri dhe Mbrojtje.
Ajo punon veçanërisht kundër-terrorizmit dhe anti-radikalizimit. Rita Augestad Knudsen është drejtoreshë menaxhuese e ‘’Consortium for Research on Terrorism and International Crime’’, dhe e lidhur me C-REX (Qendra për Kërkime mbi Ekstremizmin në Universitetin e Oslo).
Gazetari dhe korrespondenti i BBC për Ballkanin Perëndimor, Guy De Launey ka zbuluar përmes një postimi të tij një episod…
Në një kontroll aksional të kryer më 4 korrik nga ora 17:00 deri në orën 23:00 në zonën e Shtipit,…
Në podkastin e sotëm “Flasim”, kryeministri Edi Rama u rikthye te intervista e tij për Deutsche Welle, për të cilën…
Boris Bratina, ministër i Informimit dhe Telekomunikacionit i Serbisë, mori pjesë në Teheran në ceremoninë e lamtumirës për udhëheqësin suprem…
Një bisedë telefonike mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump është zhvilluar me në fokus luftën në…
Kriza politike dhe institucionale në Kosovë po vazhdon të ndikojë në funksionimin e plotë të institucioneve, në proceset legjislative dhe…