Categories: maqedoni

MPB: 55 masa në Shtip, 35 motoçiklistë u gjobitën për mungesë helmete

Ministria e Brendshme njoftoi se kontrollet në trafik do të vijojnë edhe në periudhën e ardhshme, ndërsa ndaj të gjithë personave që kanë kryer vepra penale do të parashtrohen kallëzimet përkatëse. Po ashtu, u bë thirrje për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të zbatojnë vazhdimisht rregullat dhe dispozitat, me synim rritjen e sigurisë në rrugë.

Të lidhura

None found

Gjatë një aksioni kontrolli të zhvilluar më 4 korrik, nga ora 17:00 deri në 23:00, në rajonin e Shtipit, efektivët e policisë nga Njësia Mobile për Siguri në Trafik në kuadër të Sektorit për Çështje Trafikale shqiptuan gjithsej 55 sanksione për kundërvajtje dhe vepra penale.

Kontrolli ishte fokusuar te drejtuesit e mopedëve, motoçikletave, kuadriçikletave dhe skuterëve elektrikë që nuk kishin respektuar rregullat e trafikut.

Nga numri i përgjithshëm i masave të vendosura, pjesa më e madhe, konkretisht 35, i përket rasteve të ngasjes së motoçikletës pa helmetë mbrojtëse. Përveç kësaj, u shqiptua një masë për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit, një tjetër për leje drejtimi të skaduar dhe tre masa për mungesë të shfaqjes së targës.

Aksioni evidentoi edhe gjashtë vepra penale për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Për këto raste, gjashtë persona, mes tyre edhe një i mitur, u privuan nga liria.

Policia konfiskoi gjithashtu një motoçikletë, pasi leja e saj kishte skaduar për më shumë se gjashtë muaj.

Tags: Mpb maqedoni

të fundit

Kriza financiare shkakton ndërprerjen e ndeshjes në Irak pas vetëm 14 minutash

Një skandal i rrallë ka tronditur futbollin irakian, ku ndeshja mes Zakhos dhe Karbalasë është ndërprerë pas vetëm 14 minutash…

8 hours ago

Pozhari: After the situation in the north, the new mandate is expected to focus on tackling organized crime

Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona…

8 hours ago

Horoskopi 28 Nëntor 2026/ Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume here me e mire sot. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse…

8 hours ago

Anjeza sqaron historinë me Sharrin: “Polici ekziston

Në Prime-in e sotëm të BBVK5, Anjeza u akuzua se po bën lojë me Sharrin dhe se e ka inskenuar…

8 hours ago

Akili sqaron këngën: Antoneta ishte burimi i frymëzimit të tij

Pas performancës në studion e “Big Brother VIP Kosova”, Akili ka falënderuar Antonetën për tekstin e këngës. Ai sqaroi se…

8 hours ago

Akili dhe Bejta sjellin në studion e BBVK performancën e këngës “Për ty pyeta hanën

Akili dhe Bejta kanë kënduar në studion e BBVK këngën “Për ty pyeta hanën”, e cila u krijua nga dyshja…

8 hours ago