Categories: kosovë

Kritika të forta nga Prishtina pas shfaqjes së lirë të Radoiçiqit në mitingun e Vuçiqit

Prania e Milan Radoiçiqit në një tubim të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në Kragujevc është cilësuar nga Qeveria e Kosovës si një tjetër provë që tregon përfshirjen direkte të shtetit serb në sulmin e armatosur të ndodhur në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023.

Të lidhura

None found

Në një komunikatë për Radion Evropa e Lirë, ekzekutivi kosovar theksoi se pamjet e transmetuara nga mediat serbe vërtetojnë se sulmi, ku humbi jetën një polic i Kosovës, ishte “planifikuar, financuar dhe organizuar nga shteti i Serbisë”.

Radoiçiqi, i cili më parë mbante postin e nënkryetarit të Listës Serbe, ka marrë përsipër përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë. Autoritetet kosovare e kërkojnë atë, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe e kanë vendosur nën sanksione për lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar.

Pamjet e publikuara nga televizioni serb N1 tregojnë Radoiçiqin më 9 tetor në Kragujevc, në afërsi të Danilo Vuçiqit, djalit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, gjatë një mbledhjeje të SNS-së.

Sipas Qeverisë së Kosovës, këto pamje “do të duhej të ishin alarm për BE-në dhe vendet e tjera perëndimore”, duke nënvizuar faktin se Serbia nuk po e dorëzon Radoiçiqin që ai të përballet me drejtësinë në Kosovë.

“Milan Radoiçiq jo që nuk dorëzohet tek autoritetet tona nga shteti i Serbisë për të dhënë përgjegjësi para drejtësisë sonë, lëre që nuk ndiqet as nga shteti atje, por madje e shoqëron dhe e siguron djali i presidentit atje”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Edhe figura të tjera të larta institucionale në Kosovë kanë shprehur shqetësim. Albulena Haxhiu, kryetarja e Kuvendit, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të japë një përgjigje të qartë dhe të ushtrojë presion të prekshëm mbi Serbinë për shkak të mosdorëzimit të Radoiçiqit.

Ajo vuri në dukje se prania e tij në një tubim të partisë qeverisëse serbe ngre pikëpyetje serioze mbi përgjegjësinë politike të autoriteteve në Beograd dhe mbrojtjen që, sipas saj, ai gëzon në rrethet e pushtetit.

Haxhiu kërkoi gjithashtu që kërkesa për dorëzimin e Radoiçiqit dhe të personave të tjerë të kërkuar për sulmin në Banjskë të pasohet me masa konkrete dhe pasoja për Serbinë nëse ajo refuzon të bashkëpunojë.

Ndërkohë, edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar ndaj paraqitjes së Radoiçiqit, duke e lidhur atë me deklaratën e zëvendëskryeministrit serb Ivica Daçiq se “herët a vonë flamuri serb do të valojë në Prizren”.

Konjufca theksoi se këto zhvillime nuk janë provokime të izoluara dhe kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që të mbajë Serbinë përgjegjëse.

“Bashkësia ndërkombëtare duhet t’i dënojë pa mëdyshje këto veprime dhe të kërkojë përgjegjësi. Sovraniteti i Republikës së Kosovës nuk është i negociueshëm, dhe as drejtësia për sulmin terrorist në Banjskë”, shkroi ai në platformën X.

Kosova ka kërkuar në mënyrë të përsëritur nga Serbia që të dorëzojë Radoiçiqin për t’u përballur me drejtësinë lidhur me sulmin në Banjskë, por ai vazhdon të qëndrojë i lirë në territorin serb.

të fundit

Mourinho hesht pas fitores ndaj Villarrealit: Synon të jetë në stol ndaj Sevillas dhe Barcelonës

José Mourinho ka refuzuar të paraqitet në konferencën për shtyp pas ndeshjes së Real Madridit ndaj Villarrealit, e cila përfundoi…

2 minutes ago

VIDEO/ Momente paniku në fluturimin Tiranë-Napoli! Avioni qëndron 20 minuta në ajër mes stuhisë dhe rrufeve

Një fluturim i kompanisë Ryanair nga Tirana drejt Napolit, është shoqëruar me momente tensioni për pasagjerët, pasi avioni nuk arriti…

5 minutes ago

Trump kërkon zgjedhje në Ukrainë, Musk i del në krah kritikave ndaj Zelenskyt: “Ka shkuar shumë larg

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaron se Ukraina duhet të zhvillojë zgjedhje, ndërsa pretendon se homologu…

13 minutes ago

Pesë rrjete televizive nën hetim nga Departamenti i Drejtësisë pas bojkotit të mbulimit të Trumpit

Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara ka nisur një hetim ndaj disa rrjeteve televizive, për të përcaktuar nëse kanë…

13 minutes ago

Strong criticism from Pristina after Radoičić’s unimpeded appearance at Vučić’s rally

Qeveria e Kosovës e ka cilësuar praninë e Milan Radoiçiqit në një tubim zgjedhor të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në…

20 minutes ago

Gecaj: Deklaratat e Beogradit për flamurin serb në Prizren kërkojnë vigjilencë dhe unitet politik

Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka reaguar pas deklaratës së Ivica Daçiqit se flamuri serb “herët a vonë” do të…

20 minutes ago