Categories: Uncategorized

Reagon VV: Baton Haxhiu po rren për ta ndihmuar Thaçin

Lëvizja Vetëvendosje (VV) thotë se Baton Haxhiu gënjeu kur tha se Albin Kurti ka pasur takime të gjata me Hashim Thaçin.Në një përgjigje thënë Gazetës Express, nga Vetëvendosje thonë se Presidenti Thaçi mund ta ketë angazhuar Haxhiun ‘që ta nxjerrë prej situatës’.Lëvizja Vetëvendosje i është përgjigjur drejtorit të Klan Kosovës, i cili pak më parë tha se lideri i VV’së, Albin Kurti është takuar dy herë me presidentin Hashim Thaci dhe kanë folur gjatë.

Zyra për media e VV’së thonë se Haxhiu është i gatshëm të gënjeje për ta ndihmuar presidentin Thaci, i cili, sipas partisë së Kurtit, është dëshmuar se është i pafuqishëm.“Baton Haxhiu po rren dhe kjo s’përbën lajm. Presidentit më në fund po ia shpjegojnë rolin e vet, që është ceremonial e formal. I zënë ngushtë në këtë pasivitet të sapozbuluar, ka mundësi t’i ketë dërguar letër Baton Haxhiut e t’i ketë kërkuar ta nxjerrë nga situata. Ky i fundit i gatshëm është të gënjejë, në ndihmë të presidentit e kundër Vetëvendosjes. Por dhe ky është provuar që është i pafuqishëm, përballë vendosmërisë për ndryshim”, thuhet në përgjigjen e VV’së.Kurti e Thaci janë takuar për katër minuta me 6 janar, kur fituesi i zgjedhjeve shkoi te presidenti për konsultime rreth formimit të Qeverisë. Kurti nuk ia dha emrin e mandatarit Thacit, e ky i fundit po i shkruan për t’i kërkuar një emër që ta mandatojë për kryeministër. VV këmbëngul se është në dorë të saj të vendosë se kur t’i drejtohet presidentit.

Të lidhura

None found

Haxhiu tha sot në televizionin e tij se Presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti janë takuar edhe dy herë të tjera, përveç takimit zyrtar në Presidencë për konsultimet për formimin e Qeverisë.
Haxhiu, i cili është mik i presidentit Thaçi thotë se Kurti e Presidenti kanë pasur takime sekrete.

“Z. Thaçi dhe Z. Kurti janë takuar dy herë. Dhe kanë biseduar gjatë”, është shprehur Haxhiu.Haxhiu ka thënë se kjo ka ndodhur rishtas.“Ata e dinë se cka kanë folur, unë nuk e di përmbajtjen, por megjithatë janë takuar gjatë. Janë treguar korrekt, nuk e kanë bërë publike”, ka thënë Haxhiu.Derisa Haxhiu ka raporte të mira me Presidentin Thaçi, me Kurtin e VV’në nuk i ka as afërsisht të ngjashme.Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar disa herë kundër publicistit, duke e akuzuar atë se është angazhuar për ta ndarë këtë parti, kur dolën në publik përçarjet mes grupit të Dardan Molliqajt me Albin Kurtin.

të fundit

Sky Sport: Zhegrova pranë startit të parë në Serie A ndaj Fiorentinës

Rasti i shumë-pritur po vjen. Sulmuesi Edon Zhegrova mund të ketë sonte (e diele) mundësinë për të qenë titullar ndaj…

2 minutes ago

SHBA-ja godet një anije mallrash në Gjirin e Omanit, e dyshuar për shkelje të bllokadës ndaj porteve iraniane

Një avion ushtarak amerikan ka goditur një anije mallrash në Gjirin e Omanit, pasi ajo dyshohet se kishte tentuar të…

9 minutes ago

Alarm për ndotje të ujit të pijshëm në Vlorë, disa raste helmimi te fëmijët dhe të rriturit

Alarm për cilësinë e ujit të pijshëm në Vlorë, ku analizat e kryera në depozitën e kopshtit nr. 10 kanë…

13 minutes ago

Foto/ Michał Oksiński dyshohet si autori i masakrës në Krakov, 25-vjeçari vrau nëntë persona

Detaje tronditëse janë zbardhur nga hetimet për sulmin me armë zjarri në Krakov të Polonisë. [...]Read More...

25 minutes ago

EURO U-19/ Fatjon Tafaj: Kemi besim te grupi, ndaj Qipros dhe Armenisë synojmë maksimumin

Trajneri i Kombëtares U-19, Fatjon Tafaj, ka folur për fshf [...]Read More...

26 minutes ago

Erion Braçe për kandidaturën e përfolur të Arbër Hajdarit në Tiranë: Ka potencial, por duhet garë brenda PS

Deputeti i PS, Erion Braçe, i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ka folur në lidhje me kandidaturën e përfolur…

27 minutes ago