Categories: Uncategorized

VV e PDK do ta kundërshtojnë me çdo mjet demokratik Mini-Shengenin

Dy partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës po kundërshtojnë̈ ashpër ndryshimin e qëndrimit të qeverisë Hoti për “Mini-Shengenin” Ballkanik. Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, po vlerësojnë se kjo nismë rajonale është e dëmshme dhe nuk i sjell asnjë të mirë Kosovës. Madje thonë se do të kundërshtojnë me të gjitha mjetet demokratike.

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci thotë për KosovaPress, se ideja e “Mini-shengenit” është ide e Serbisë dhe si e tillë nuk duhet pranuar.

Të lidhura

None found

“Ideja për mini-shengenin është e ditur botërisht që është ide e Serbisë e iniciuar para disa viteve nga presidenti Vuçiq. Është një gjë shumë e keqe që përkundër kundërshtimeve që fillimisht i kishte edhe LDK-ja gjatë kohës kur ishte në opozitë në legjislaturën e kaluar, tashmë erdhën në një situatë kur po ia mundësojnë projektin e tij për dominim në këtë pjesë të Ballkanit. Kjo nuk i sjell asnjë të mirë Kosovës, e as Shqipërisë”, thotë ajo.

E në PDK thonë se qeveria Hoti ka hequr dorë nga parimet e veta në Uashington kur ka pranuar “Mini-Shengenin”. Zëdhënësi Avni Bytyçi thotë se kjo është një pikë dobësie për të ardhmen e vendit.

“Është pikë dobësie pse kryeministri ose qeveria e Kosovës edhe pse në parim ju e dini në vitet e kaluar gjitha paritë politike kanë qenë kundër mini-shengenit. Ne besojmë se integrimi në BE duhet të na bashkojë dhe kuptohet qasja në shengen zonë…kryeministri ka hequr dorë nga këto parime dhe ka pranuar që Kosova të jetë në mini-shengein. Por PDK-ja ka qenë kundër atëherë është sot dhe do të vazhdojë të jetë kundër në të ardhmen dhe do të kundërshtojë me të gjitha mjetet e saj”, thotë ai.

Ndërkaq profesori i ekonomisë, Muhamet Sadiku thotë se kjo nismë rajonale mund të jetë një shtys e madhe ekonomike për thyerjen e barrierave të bashkëpunimit.

Ndonëse u shpreh se Kosova mund të sfidohet nga hapja tregtare duke pasur bilancin e ulët tregtar.

“Në situatën aktuale kur Kosova ka bilancin tregtar tjetër negativ dhe është vërshuar nga importet që vijnë nga Serbia, Maqedonia dhe nga shtetet tjera sigurisht që Kosova do të jetë e sfiduar nga kjo hapje tregtare. Por Kosova duhet të llogaritë që gradualisht të shtojë eksportin e vet dhe këtë mënyrë të përmirësojë bilancin tregtar për veti dhe të bëhet një partner i barabartë me një projekt të tillë…5:24 këtë e konsideroj si një shtytje të madhe ekonomike për thyerjen e barrierave ekonomike për stimulimin e bashkëpunimi tregtar dhe ekonomik të vendeve të rajonit”, u shpreh Sadiku.

Idea e një mini-shengeni Ballkanik lindi vitin e kaluar në Novi-Sad të Serbisë. Aty Kosova nuk ishte e ftuar për dallim prej disa shteteve tjera rajonale, derisa vazhdoi në Ohër e Durrës.

të fundit

Skandali në Akademinë e Sigurisë/ Shkon në 64 numri i studentëve që përfunduan në spital, nën hetim dhe AKU-ja

Numri i studentë që dyshohet se janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në Akademinë e Sigurisë, i cili merrej me…

38 seconds ago

Porsche sjell modelin e ri 911 GT4 R për pistat e garave

Që nga viti 2016, Porsche ka garuar në kategorinë e garave GT4 me Cayman.Kjo ndryshon për vitin 2027, me Porsche…

6 minutes ago

ADAC: Cila zgjidhje e mban më të freskët kabinën e veturës në vapë dhe nën diell?

Ekzistojnë metoda të ndryshme që mund të përdoren për të parandaluar nxehjen e tepërt të pjesës së brendshme të veturës…

6 minutes ago

LSDM: Ndryshimet në Qeveri po bëhen për poste dhe interesa biznesi

Nga LSDM thonë se "koalicioni i tenderit i Hristijan Mickoskit po shpërbëhet para syve të qytetarëve".Sipas LSDM-së, në vend të…

9 minutes ago

Tensione te Uruguai para duelit me Spanjën, Bielsa akuzon futbollistët se po kërkojnë largimin e tij

Ekipi kombëtar i Uruguait është në një pozicion të palakmueshëm përpara ndeshjes vendimtare kundër Spanjës në Kupën e Botës, e…

10 minutes ago

Sezoni veror 2026, Hita: Patrullime në gjithë bregdetin dhe kontrolle të rrepta për mjetet lundruese

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, prezantoi planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë…

13 minutes ago