Categories: Uncategorized

VV dërgon në Kushtetuese votimin e qeverisë Hoti

Disa deputetë të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për antikushtetuetshmërinë e pjesëmarrjes dhe të votimit të Etem Arifit, i cili e bën të pavlefshëm dhe jokushtetues vendimin e Kuvendit të Kosovës.

Sipas VV-së, më 3 qershor në seancën e Kuvendit të Republikës në të cilën u votua Qeveria ilegale dhe kundër vullnetit të votuesve, mori pjesë edhe deputeti i dënuar me aktgjykim të formës së prerë për vepër penale me një vit e tre muaj burg.

Të lidhura

None found

“Pjesëmarrja e Etem Arifi në seancë dhe votimi i tij, aq më tepër si votë përcaktuese, e thellon edhe më shumë paligjshmërinë e kësaj Qeverie dhe e bën edhe proceduralisht të paligjshëm vendimin e Kuvendit për votimin e Qeverisë. Është e përcaktuar qartë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës se mandati i deputetit humb ose bëhet i pavlefshëm në rast të dënimit për vepër penale me një vit e më shumë burg. Qeverinë Koti është e diskredituar në të gjitha drejtimet. Pa bazë kushtetuese dhe pa vullnetin e votuesve, e varur plotësisht nga Lista Serbe dhe madje me vota të deputetëve përkundër vullnetit të tyre, ajo është e pavlefshme edhe ligjërisht prej votimit të z. Etem Arifi si i dënuar me vendim përfundimtar gjyqësor për vepër penale.

Përveç Qeverisë që nuk gjen mbështetje as në Kushtetutë dhe as në rezultatin e zgjedhjeve, por është imponim nga Presidenti e për vetë atë dhe planet e tij, ka humbur integritetin dhe besueshmërinë çdo mekanizëm kushtetues për mbrojtjen e ligjshmërisë e të kushtetutshmërisë së veprimeve e vendimeve institucionale. Me provat që dëshmojnë qartazi se z. Etem Arifi është dënuar me aktgjykim të formës së prerë dhe për rrjedhojë ka humbur mandatin e deputetit, sot, disa deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për antikushtetuetshmërinë e pjesëmarrjes dhe të votimit të Arifi, i cili e bën të pavlefshëm dhe jokushtetues vendimin e Kuvendit të Kosovës”, thuhet në komunikatën e VV-së.

Kjo kërkesë, sipas VV-së, është rasti i radhës që ose do të shpërfaqë edhe më shumë rënien e shtetit të së drejtës në justifikimin e çdo paligjshmërie, ose do të konstatojë atë që e thotë Kushtetuta se një deputet i dënuar me mbi një vit burg humb mandatin dhe se vendimi që merr për bazë votimin e tij është në kundërshtim me Kushtetutën.

të fundit

Besa Gaxherri kundërshton largimin e portretit të Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë

Ish-deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka reaguar ndaj vendimit të Presidentes Shiroka-Pula për largimin e fotografisë së presidentit historik Ibrahim…

1 minute ago

Zbulohen pjesë automjetesh të padeklaruara në Vërmicë, ndalohet kontrabandimi

Dogana e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët e saj në pikëkalimin kufitar në Vërmicë kanë parandaluar një rast të kontrabandimit…

2 minutes ago

Georgievski akuzon ZNAM-in se po e kthen gjuhën e provimit të jurisprudencës në çështje ndëretnike

Ish-kryeministri Ljupço Georgievski ka kritikuar ashpër partinë ZNAM, duke e akuzuar atë për mungesë idesh politike dhe për shndërrimin e…

5 minutes ago

Shiroka Pula takohet me ambasadorin Rudolph, vlerësohet kontributi i diasporës në Gjermani

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Gjermanisë në Prishtinë, Rainer Rudolph. Gjatë…

13 minutes ago

Pajisjet e reja për shpërndarjen e protestuesve/ Hita: Janë dhuruar nga një vend partner! Deputeti i opozitës: A keni marrë topa akustikë nga Serbia? Ja si përgjigjet Drejtori i Policisë

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka kërkuar transparencë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, lidhur…

14 minutes ago

Yamal nuk udhëton me Spanjën në Pragë, mungesa e tij nuk lidhet me lëndim

Barcelona nuk ka shqetësime për gjendjen fizike të Lamine Yamalit, pavarësisht se sulmuesi anësor e përfundoi me lodhje ndeshjen e…

21 minutes ago