Categories: Uncategorized

VV dërgon në Kushtetuese Thaçin

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për vlerësimin e veprimeve, sipas tyre, antikushtetuese të presidentit Hashim Thaçi “në rastin e nxitjes, bindjes dhe detyrimit të deputetit Haxhi Shala për të ndryshuar qëndrimin për votën ndaj qeverisë edhe ashtu jo-legjitime.”

Në njoftim e VV-së thuhet se jashtë autorizimeve e në cenim të rëndë të vlerave, parimeve kushtetuese e demokratike, të ndarjes së pushteteve e ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit, Presidenti shkelur rëndë Kushtetutën.

Të lidhura

None found

Njoftimi i plotë:

“Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e veprimeve antikushtetuese të Presidentit në rastin e nxitjes, bindjes dhe detyrimit të deputetit Haxhi Shala për të ndryshuar qëndrimin për votën ndaj Qeverisë edhe ashtu jolegjitime.

Jashtë autorizimeve e në cenim të rëndë të vlerave, parimeve kushtetuese e demokratike, të ndarjes së pushteteve e ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit, Presidenti ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës. Ai në mënyrë të drejtpërdrejtë ka ndikuar që deputeti Shala të ndërroi qëndrimin dhe votën në seancën e jashtëzakonshme plenare të Kuvendit të Republikës të datës 3 qershor.

Si një Qeveri pa legjitimitet dhe e paligjshme, të vetmen mbështetje e kishte tek aranzhimet jokushtetuese në të gjitha fazat e saj. Tablonë e plotë të veprimeve antikushtetues të kësaj skeme e përmbushi rasti i ndërhyrjes dhe ndikimit mbi deputetin Haxhi Shala, duke i shkuar në shtëpi pasmesnatës. Këtë fakt, e shpalosi edhe publikisht deputeti i shënjestruar, por u konfirmua edhe nga vetë Thaçi e Haradinaj.

Është e tepërt të thuhet më, se Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk i lejon Presidentit rol aktiv në skenën politike, sepse kjo çfarë ka bërë Thaçi nuk është vetëm angazhim aktiv politik, por edhe ndërhyrje e rëndë në rendin tonë kushtetues, por as si e tillë nuk është e para”.

të fundit

Georgievski accuses ZNAM of turning the language of the bar exam into an interethnic issue

Ish-kryeministri Ljupço Georgievski ka kritikuar ashpër partinë ZNAM, duke e akuzuar atë për mungesë idesh politike dhe për shndërrimin e…

5 minutes ago

LSH: Government proposal for the bar exam treats Albanian as a foreign or minority language

Nëse deri sot Gjuha Shqipe ishte një gjuhë autoktone dhe zyrtare me ligj, por e ndaluar në përdorim, prej sot…

5 minutes ago

New equipment for dispersing protesters / Hita: Donated by a partner country!

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka kërkuar transparencë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, lidhur…

6 minutes ago

PD boycotts Electoral Reform Commission, Balla: If it does not return by November 30, PS will submit its proposals to Parliament; we have three-fifths of the…

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas bojkotit të mbledhjes së sotme të Komisionit për…

6 minutes ago

42-year-old worker dies after balcony collapses in Naples

Një ngjarje tragjike është regjistruar paraditen e kësaj të hëne në Napoli të Italisë, ku shembja e strukturës së një…

6 minutes ago

In France, drug gangs lure minors with money and draw them into violent crime

Një hetim i BBC-së në Marsejë ka zbuluar një realitet tronditës brenda bandave kriminale të trafikut të drogës në Francë,…

6 minutes ago