Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së veprimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi të datës 23 mars.
Dorëzimin në Kushtetuese e ka bërë anëtarja e kryesisë së LVV-së, Arbërie Nagavci.
None found
Nagavci theksoi se presidenti Thaçi më 23 mars bëri thirrje për rezistencë qytetare dhe moszbatim të vendimit të Qeverisë lidhur me pandeminë e coronavirusit.
“Sapo dorëzuam në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e vlerësimit kushtetutshmërisë së veprimit të presidentit më datë 23 mars, në konferencën e tij, në orët e vona të mbrëmjes bëri thirrje për rezistencë qytetare, për mos zbatim të vendimit të qeverisë së Kosovës. Presidenti kësaj radhe bëri një shkelje serioze duke nxitur qytetarët për mosrespektimin e aktit më të lartë juridik, andaj është detyrë dhe obligim që si deputetë të Kuvendit të Kosovës këtë ta adresojë në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Nagavci.
E pyetur se a do t’i përgjigjet ftesës së presidentit Thaçi, kryeministri në detyrë Albin Kurti, Nagavci shtoi se nuk është koha e takimeve.
“Tani nuk është koha e takimeve është koha që ne të jemi të fokusuar në respektimin e udhëzimeve të qeverisë në detyrë dhe ekspertëve shëndetësorë duke e ruajtur distancën dhe ruajtur shëndetin publik. Presidenti e ka për detyrë që të respektojë Kushtetutën. Kurdo që të krijohen kushtet pas kalimit të pandemisë të shpallë zgjedhjet e lira”, tha Nagavci.
Kategoria e ParëKanë nisur pjesët e parë të5 ndeshjeve të Kategorisë së Parë, ku fokusi si gjithnjë është tek kryesfida…
Granit Dervisholli nuk është më trajner i Trepçës ’89, pasi ka vendosur të japë dorëheqje nga kjo pozitë pas humbjes…
Bolivia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shkallë kombëtare për shkak të pasojave të fenomenit klimatik El Niño, i cili…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar fotografinë e kutisë së kuqe të mbushur me euro, e cila është…
Tirana - Egnatia TIRANA 0-0 EGNATIA “Abssinet Superiore”: Java 10-tëStadiumi: “FK Vora”Arbitër: Erjon Bylykbashi FORMACIONET ZYRTARE:TIRANA: Bekaj; Colley, Krymi, Myslovic, Vogli, Kis,…
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka deklaruar se që nga ardhja në pushtet e qeverisë aktuale, në territorin…