Categories: Uncategorized

Vitia: Nga e mërkura lejohet qarkullimi një herë në ditë vetëm 1 orë e gjysmë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se nga e mërkura do të fillojnë implementimin e masave të reja me rigoroze lidhur me luftimin e pandemisë Covid-19.

Në një konferencë për media Vitia njoftoi se Ministria e Shëndetësisë bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së ka marrë vendim që nga data 15 prill qytetarëve t’ju lejohet të dalin nga shtëpitë dhe banesat e tyre një herë në dite vetëm për 1 orë e gjysmë.

Të lidhura

None found

“Personave fizik mbi moshën 16 vjeçare ju lejohet qarkullimi për furnizim me ushqime, ilaçe dhe mallra esenciale si dhe për pagesa apo punë bankare, vetëm për një orë e gjysmë në ditë, sipas orarit te përcaktuar ditor ne bazë të numrit të parafundit të numrit personal”.

“Për shtetasit e huaj orari i lejuar i qarkullimit përcaktohet bazuar në shifrën e parafundit të numrin të pasaportës”.

“Nuk lejohet shoqërimi nga asnjë person, përveç personave me aftësi të kufizuara që mund të shoqërohen vetëm nga një anëtar apo asistent, si dhe për personat nën moshën 16 vjeçare me kusht që të jenë të shoqëruar nga një anëtar i të njëjtës bashkësi familjare”.

Vitia njoftoi se ndalesat për qarkullim do të kenë përjashtime për disa operatorë ekonomik, lista e së cilëve (Annex 1) do të bëhet publike nesër.

Ai theksoi se do të sigurohet transporti i lirë i mallrave dhe shërbimeve që përfshinë veprimtarinë nga lënda e parë deri tek transporti i produktit, shpërndarja dhe shitja e tyre.

Raste të tjetra që përjashtohen nga kufizimet e qarkullimit janë për personat në raste urgjente të shëndetit për të kërkuar trajtim, për personat fizik në rastet kur është e domosdoshme dalja për përkujdesje për të sëmurë apo persona me aftësi të kufizuara dhe të viktimave të dhunës në familje, për të kërkuar ndonjë strehim alternativ.

Sa iu përket komunave të karantinuara Vitia theksoi se ndalohen hyrjet dhe daljet, përveç atyre që janë të pajisur me dokumentacionet e nevojshme për të kryer transportimin e mallrave dhe shërbimeve nga veprimtaritë e lejuara për të siguruar funksionimin e zinxhirit të ekonomisë, si dhe me leje të veçantë të qarkullimit për stafin esencial të institucioneve shtetërore.

Mosrespektimi i këtyre masave do të ndëshkohet.

“Mosrespektimi i këtyre masave konsiderohet si kundërvajtje dhe do të gjobitet nga 1 mijë euro deri në 2 mije euro për personat fizikë dhe nga 3 mijë euro deri në tetë mijë euro për peronat juridik”.

Arben Vitia bëri thirrje që të gjithë qytetarët t’i respektojnë këto masa.

“Kujdesi duhet të jetë më i shtuar për ta mbajtur të sheshtë lakoren e infektimeve. Nuk mundemi dhe nuk duhet t’i tolerojmë edhe lëshimet më të vogla. Organet përkatëse do të kujdesen që keto masa të zbatohen deri në pikën e fundit. Nëse nuk veprojmë tani mund të bëhet vonë dhe pas një kohë do të detyrohemi t’i ndërmarrim përsëri këto masa por me kosto më të madhe të shëndetit dhe ekonomisë”.

“Presim që këto javë numri i të infektuarve të rritet dhe pastaj të ketë ulje graduale por të vazhdueshme”.

Masat e reja të prezantuara sonte do të hyjnë në fuqi nga dita e mërkurë 15 prill nga ora 06:00 e mëngjesit.

të fundit

Ish-banorja e BBV shtatzënë për herë të dytë? Xheisara zbulon lajmin: Nuk e prisja, më erdhi si dhuratë!

Në një intervistë në një studio televizve këngëtarja dhe njëherazi ish-banorja e Big Brother Vip Albania, Xheisara Frisku, ka zbuluar…

13 minutes ago

Inceneratori i Elbasanit, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për ish-ministrin Lefter Koka, Alqi Bllakon dhe të pandehurit e tjerë

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi dënimin për ish-ministrin e Mjedisit,…

21 minutes ago

Masakra e Lushnjes, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Laert Haxhiut, lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm

Gjykata e Lartë ka ka rrëzuar rekursin e Laert Haxhiut, duke lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm të…

24 minutes ago

Kriza në Hormuz shtyn NATO-n të shqyrtojë ndërhyrje ushtarake detare për sigurinë e anijeve tregtare

NATO po diskuton mundësinë e një misioni detar në Ngushticën e Hormuzit për të garantuar kalimin e anijeve tregtare, në…

59 minutes ago

Studentët shqiptarë kërkojnë dorëheqjen e tij, ministri i Drejtësisë i RMV-së ashpërson tonet: Maqedonishtja është gjuha zyrtare!

Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Igor Filkov në një postim të bërë në rrjet ditën e sotme ka…

1 hour ago

Këngëtarja Evi Reçi rrëfen propozimin romantik në Firence: Aty ku ëndërroja si vajzë, u riktheva si grua e realizuar

Mes emocioneve dhe kujtimeve të një qyteti që mban një vend të veçantë në zemrën e saj, Evi Reçi zbuloi…

2 hours ago