Kryeministri në detyrë Albin Kurti dha detaje nga takimi me Presidentin Thaçi që kishte sot nga ora 10:00.
Ne nje deklarate per mediat, Kurti tha se gjatë takimit u bisedua për masat të cilat i ka ndërmarrë Qeveria ndaj pandemisë COVID-19.
None found
“Ne biseduam për masat që ka marrë Qeveria dhe punët që kemi bërë ne kundër përhapjes së pandemisë COVID-19 dhe angazhimin e shkëlqyer të organeve dhe mekanizmave të shtetit por edhe vullnetarëvë të shumtë si dhe të disiplinës së përgjithshme të qytetarëve tonë” ka thënë ai.
Gjatë këtij takimi Kurti ka bërë të ditur që është diskutuar edhe për situatën aktuale, për të bërë një Qeveri të re.
“Ne biseduam për situatën aktuale institucionale, meqë rast pyetjeve dhe përpjekjeve të presidentit që të flasim për Qeveri të re dhe kandidatura të reja ne jemi përgjigjur për qëndrimin tonë, ne nuk mund të kalojmë dikun tjetër dhe të kalojmë nenin 82 pika 2 e Kushtetutës së Kosovës ku thotë se pas mocionit të mosbesimit shkohet në zgjedhje të reja”.
Ai gjithashtu tha se presidenti i është zotuar respektimit të kushtetutës
“Presidenti u zotua se do ta respektoj Kushtetutën ligjin dhe praktikat e më hershme” /ZERI
Pamjet e kamerave të sigurisë kanë zbardhur momentet e fundit të jetës së Jennifer Symonds, 44-vjeçares që u gjet e…
Presidenti amerikan Donald Trump është përfshirë në një përplasje verbale me një gazetar të agjencisë Reuters, pasi ky i fundit…
Arsenali ka zhvilluar bisedime fillestare joformale mbi rinovimin e kontratës së yllit të tyre norvegjez Martin Odegaard, i cili është…
Ndërtimi i qendrës kombëtare të të dhënave mund të fillojë në vitin 2027, nëse procedurat shkojnë sipas planit, njoftoi Ministri…
"Këto ditë po përballemi me një rritje ekstreme të çmimit të gazit natyror, që nga fillimi i vitit është më…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur lirimin nga detyra të dy nënkryetarëve, Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra,…