Gjatë një takimi lamtumirës me ambasadorin jo rezident të Danimarkës, Christian Grønbech-Jensen, kryeministri Albin Kurti kërkoi mbështetjen e këtij shteti për avancimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kurti bëri të ditur se në takim u diskutua për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Danimarkës, si dhe për mundësitë e forcimit të mëtejshëm të tyre.
None found
“Duke shprehur mirënjohje ndaj Danimarkës, kërkova mbështetje për të avancuar statusin e aplikimit të Kosovës në shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Kurti.
Kryeministri theksoi gjithashtu se Kosova mbetet e angazhuar për realizimin e objektivit të saj strategjik për anëtarësim në NATO.
“Republika jonë, përveçse e përcaktuar qartë dhe e palëkundur, është e përkushtuar në synimin strategjik për t’u bërë pjesë e NATO-s”, ka shkruar ai.
Kurti tha se e falënderoi ambasadorin Grønbech-Jensen për shërbimin dhe kontributin e dhënë. Sipas tij, diplomati danez i përcolli urime Qeverisë dhe mandatit të ri.
Ai e uroi ambasadorin edhe për marrëveshjen e arritur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Grenlandën, e cila synon forcimin e mbrojtjes dhe sigurisë në Arktik dhe Atlantikun e Veriut.
“Krahas drejtësisë, energjisë, arsimit e teknologjisë, biseduam për mënyrat dhe mundësitë konkrete të thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, si dhe për rritjen e investimeve daneze në vendin tonë”, ka shkruar Kurti.
Një tjetër episod i dyshuar i përplasjes mes grupeve kriminale në Sarandë dhe Ksamil është regjistruar më 29 nëntor 2025,…
Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka reaguar ndaj raportimeve se Qeveria u ka hequr…
Një aksident tragjik që i mori jetën një 12-vjeçari në Britaninë e Madhe ka përfunduar me dënimin me burg të…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina kanë zhvilluar të premten takimin e parë zyrtar të Bordit të Tregtisë, një…
Kryeministri Albin Kurti, në margjina të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Dublin është pritur në Parlamentin e Irlandës nga…
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Kosova do të përfshihet në komponentin rajonal…