Categories: maqedoni

Andonovski: Gurthemeli i qendrës kombëtare të të dhënave synohet të vendoset në vitin 2027

Qendra kombëtare e të dhënave mund të nisë të ndërtohet në vitin 2027, nëse procedurat përfundojnë sipas planifikimit. Këtë e bëri të ditur ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski, në një intervistë për televizionin Sitel.

Sipas Andonovskit, lokacioni është përcaktuar pranë Shkupit, ndërsa Ministria e Transportit po përgatit dokumentacionin e nevojshëm të planifikimit urban.

Të lidhura

None found

Për financimin e projektit, i cili përfshihet në Axhendën e Reformës dhe Planin e Rritjes, po zhvillohen bisedime me huadhënës të mundshëm dhe partnerë ndërkombëtarë. Plani parashikon që 30 përqind e financimit të vijë nga një grant.

Ministria po zhvillon kontakte edhe me investitorë të interesuar për ngritjen e qendrave private të të dhënave. Andonovski nënvizoi se nuk do të mbështeten iniciativa që mund të dëmtojnë mjedisin.

“Projekti po përparon dhe të gjithë hapat po ndiqen siç duhet. Jam i sigurt se në vitin 2027 do të mund ta vendosim gurthemelin”, u shpreh ai.

Ministri njoftoi gjithashtu se Strategjia Kombëtare për Përdorimin e Inteligjencës Artificiale është publikuar dhe ndodhet në fazën e konsultimeve. Miratimi i ligjit për inteligjencën artificiale është parashikuar për vitin e ardhshëm./Telegrafi/

të fundit

Xhaferri: Ilir Alimehmeti është emri i preferuar i PD-së për Tiranën, por jemi të hapur për kandidatë të tjerë

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka zbuluar emrin që PD ka përzgjedhur si kandidat të mundshëm për Bashkinë e…

3 minutes ago

Filipçe calls for reopening the investigation into the modular hospital in Tetovo: I know how I acted

Kryetari i LSDM-së dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në emisionin “Studio e Natës” në 4TV, deklaroi se është i…

3 minutes ago

Ten years of terrible suffering” / Judges suggest reviewing charges against Netanyahu as prime minister seeks to end trial

Gjyqtarët në Izrael i kanë rekomanduar prokurorisë të shqyrtojë tërheqjen e akuzave për ryshfet ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu, në një…

4 minutes ago

Liverpooli fiton me rezultat të thellë në fushën e Club Brugge

Liverpooli ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Club Brugge, në kuadër të xhiros së pestë në Ligën…

4 minutes ago

Klodiana Lala: US ambassador’s warning about bribes and cryptocurrencies concerns politicians

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, ka komentuar vizitën e ambasadorit amerikan Eric Wendt në…

4 minutes ago

Roma i ndërpret serinë e fitoreve PSG-së

Skuadra e Romës ka ndalur hovin e Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve. Pas katër fitoreve në po aq ndeshje…

10 minutes ago