Categories: Uncategorized

Skënder Hyseni kundër Kurtit: Hiqni taksën ndaj Serbisë

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni ka dalë kundër Kurtit dhe ka kërkuar heqjen e tkasës kundrejt Serbisë pa reciproritet.

“Krekosjet dhe thirrjet këtu në vota dhe manipulimi me popullizëm është mashtrim”, thotë ai, përmes një shkrimi të bërë në Facebook.

Të lidhura

None found

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike shton po të ishte gjallë presidenti Ibrahim Rugova, nuk do të besonte se Kosova është në një stad politik ku po kontestohen këshillat dhe sygjerimet e Amerikës.

“Synimet dhe objektivat madhorë të shtetit tonë nuk arrihen me politika infantile, me manovra revolucionare të zbulimit të ‘tradhtareve’ midis nesh, me bërje publike të komunikimit të ndjeshëm zyrtar midis autoriteteve të vendit me autoritetet më të larta të NATO-s, duke shkelur kështu çdo parim elementar të diskrecionit diplomatik. Mbështetja dhe partneriteti me SHBA-të, është mbi të gjitha. Duhet pa rezervë t’i japim mbështetje Agjendës së Administratës Amerikane, të përfaqësuar nga Emisari Special për bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë, Ambasadorit Grenell, e cila synon ta përmbyllë kontestin shekullor në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Politikës kosovare, përkatësisht Qeverisë së Kosovës, si rrallëherë më parë i duhet maturi, mençuri, kujdes por edhe vizion për të qenë së bashku në këtë interesin jetik që sërish lidhë Kosovën dhe SHBA-në, ashtu siç ka qenë rasti në vitet e luftës dhe në vitet e pavarësisë”, ka shkruar ai. /albeu.com/

të fundit

Gresë Krasniqi tregon se babai refuzoi kontrollin mjekësor në Hagë: Si t’i kërkoj të pranojë kujdesin e atyre që e tradhtuan?

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka refuzuar kontrollin nga mjekët në qendrën e paraburgimit në Hagë. Këtë e…

7 minutes ago

Yan Diomande mahnit me një gol spektakolar ndaj ish-klubit në Ligën e Kampionëve

Yan Diomande ka shënuar një gol spektakolar për Real Madridin në përballjen ndaj RB Leipzigut, në kuadër të fazës së…

18 minutes ago

BE-ja mund të zbusë ndalimin e shitjes së makinave me benzinë dhe naftë pas vitit 2035

Bashkimi Evropian mund të tërhiqet nga plani për ndalimin e shitjes së veturave të reja me motorë me djegie të…

21 minutes ago

Si u bë leva e Volkswagen Golf GTI simboli i topit të golfit?

Modeli Volkswagen Golf GTI është i njohur për shumë karakteristika sportive, por një nga detajet më të veçanta të tij…

22 minutes ago

Zvicra e bën të detyrueshëm sistemin e dritave pulsuese të frenimit për makinat e reja nga korriku 2026

Një sistem i ri sigurie është bërë i detyrueshëm për veturat e reja në Zvicër nga 7 korriku 2026.Bëhet fjalë…

22 minutes ago

Glen Daja nis aventurën te Elbasani me objektiv të qartë: 3 pikët ndaj Teutës

Glen DajaPas dorëheqjes së Ivan Gvozdenovic, Elbasani është bërë me trajner të ri, Glen Daja [...]Read More...

30 minutes ago