Categories: auto

Zvicra e bën të detyrueshëm sistemin e dritave pulsuese të frenimit për makinat e reja nga korriku 2026

Nga data 7 korrik 2026, automjetet e reja në Zvicër do të duhet të jenë të pajisura me një veçori të re sigurie që ka hyrë në fuqi si kërkesë ligjore.

Konkretisht, bëhet fjalë për dritat e frenimit që fillojnë të pulsojnë gjatë ndaljeve emergjente, me synim reduktimin e rrezikut të goditjeve nga pas dhe parandalimin e aksidenteve.

Të lidhura

None found

Ky mekanizëm vihet në lëvizje kur shoferi ushtron frenim të fuqishëm ose kur sistemi automatik i frenimit emergjent hyn në veprim për të shmangur një përplasje të mundshme.

Ndryshe nga mënyra tradicionale ku dritat e frenimit thjesht ndizen, këtu ato pulsojnë me qëllim që t’u tërheqin vëmendjen më shpejt drejtuesve që ndodhen prapa, raporton Blick, transmeton Telegrafi.

Aktivizimi i sistemit ndodh kur frenimi i fortë kryhet me shpejtësi të paktën 50 kilometra në orë, duke synuar që shoferët pasues ta identifikojnë rrezikun më herët dhe të kenë kohë të mjaftueshme për reagim.

Të dhënat nga Shoqata Gjermane e Industrisë Automobilistike tregojnë se sinjali pulsues mund të zvogëlojë kohën e reagimit deri në 0,2 sekonda, çka në shpejtësinë 100 kilometra në orë përkthehet në një distancë frenimi deri në 5,5 metra më të shkurtër.

Rregullorja e re zbatohet vetëm për makinat që regjistrohen për herë të parë sipas standardeve të përditësuara, ndërsa automjetet ekzistuese nuk janë të detyruara të instalojnë këtë pajisje shtesë.

Zvicra e ka harmonizuar këtë kërkesë me legjislacionin e Bashkimit Evropian, në kuadër të nismave për përmirësimin e sigurisë në rrugë dhe uljen e numrit të incidenteve.

Sistemi i ri është pjesë e strategjisë për të parandaluar aksidentet që vijnë si pasojë e pavëmendjes ose reagimit të vonuar të shoferëve, sidomos në autostrada dhe në rrugët me kufij të lartë shpejtësie.

të fundit

Projektbuxheti i vitit 2027 arrin 4,27 miliardë euro, Kurti e prezanton para deputetëve

Kryeministri Albin Kurti ka paraqitur sot para deputetëve projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës 2027, i cili “peshon”…

2 minutes ago

Përparim Rama replikon ndaj Kurtit: Dështimi i Lojërave Mesdhetare, përgjegjësi e Qeverisë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është kundërpërgjigjur kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me rrezikimin e organizimit të Lojërave…

3 minutes ago

Merz thërret në Berlin “Koalicionin e Vullnetmirëve”, në tryezë edhe Edi Rama

Kancelari Federal i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka organizuar në Berlin një takim të nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve”,…

4 minutes ago

Konfiskohen telefonat e gazetarëve në Air Force One, Shtëpia e Bardhë flet për arsye sigurie

Shtëpia e Bardhë konfiskoi sot telefonat e përfaqësuesve të shtypit në bordin e aeroplanit presidencial amerikan, Air Force One ,…

8 minutes ago

Bytyqi akuzon Qeverinë për manipulim: Një miliard borxhe të prapambetura, dy miliardë huazime të reja

Fatmir Bytyqi nga LSDM, në seancën dëgjimore të komisionit për Projektbuxhetin për vitin 2027, theksoi se paraqitja e huamarrjes së…

21 minutes ago

Liria synon elitën, kapiteni Susuri flet për ambiciet dhe objektivin e sezonit

Kapiteni i Kf Lirisë së Prizrenit, Fitim Susuri 'Suso', ka vlerësuar ecurinë e skuadrës në këtë sezon, duke theksuar se…

27 minutes ago