Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Skënder Hyseni thotë se sinjalet e para nga bashkësia ndërkombëtare nuk janë të mira pas vendimit të Kurtit për taksën. Ai shtoi se nuk kishte pajtim mes parnerëve të koalicionit qeverisës për vendimin e Kurtit.
Hyseni, në RTV Dukagjini ka thënë se po pret me shumë kureshtje reagimin e Amerikës për këtë vendim të Kurtit.
None found
“Në bazë të pak informacioneve që kam të dorës së parë nga Uashingtoni, gjendja qëndron jo e mirë. Pakënaqësia është shumë e madhe. Ka intenca që në Uashington dhe në qendra tjera të Evropës të interpretohet ky vendim i Kurtit si një manovër politike për të blerë kohë me qëllim zvarritjen e proceseve”.
Ai ka thënë se Kosova është tërësisht e pafuqishme të marrë vendime të pakoordinuara me miqtë ndërkombëtarë. Hyseni thotë se nuk ka pasur një dakordësim në arritjen e marrëveshjes së koalicionit për çështjen e reciprocitetit.
Anëtari i Kryesisë së LDK’së thotë se ndaj Serbisë koncesione për Kosovën mund të nxjerrin vetëm SHBA dhe Bashkimi Evropian.
“Ne vazhdimisht kemi folur për ndaljen e fushatës lobuese të Serbisë për tërheqjen e njohjeve por asnjëherë nuk kemi arritur të ndalim këtë proces”, tha ndër të tjera Skender Hyseni.
VllazniaNë bazë të raportimeve nga mediat lokale në Shkodër, bëhet e ditur se është marrë vendimi për largimin e zëvendëstrajnerit,…
Faza e ligës në Ligën e Kampionëve po bëhet gjithnjë e më interesante, me skuadrat që synojnë të grumbullojnë sa…
Blendi Fevziu ka bërë një analizë të situatës familjare dhe sociale të fëmijëve që janë përfshirë në përplasjet gjatë protestave,…
Bedri Hamza ka dhënë të mërkurën dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, më pak…
Afati për dekretimin ose kthimin e ligjit përfundon më 23 tetor – në rast të kthimit, Kuvendi mund ta miratojë…
Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, Ilir Kurtishi, ka reaguar pas raportimeve për vdekjen e një pacienteje me kancer…