Categories: Uncategorized

Shkruante në Facebook për ilaçin ndaj koronavirusin, arrestohet gjilanasi

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ju njofton se gjatë ditës së sotme, më 15 prill 2020 është ndaluar i dyshuari K.A., në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin e veprës penale ‘’Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’’, nga neni 260 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I dyshuari K.A., përmes rrjetit social ‘’Facebook’’ ka prezantuar një bar, duke theksuar se me atë produkt shërohet Coronavirusi, i cili edhe e ka prezantuar mostrën e barit, me ç’rast e njëjta është konfiskuar dhe do të dërgohet për analizë në Institutin Bujqësor të Kosovës.

Të lidhura

None found

Gjithashtu, i dyshuari K.A., më 06 prill 2020, në profilin e tij në rrjetin social ‘’Facebook’’, ka publikuar informacion me mbishkrim ‘’Përshëndetje, a ka vullnetar të infektuar me corona virus që do të perdorë barin që e bëjë unë në bazë bimore. Veprimi i barit: specter të gjerë kundër viruseve, veprim kundër replikimit të virusit brenda qelizës, stimulon sistemin imunitar për të luftu infeksionin. Bari përdoret vetëm një javë, nuk ka efekte anesore (nuk janë te njohura, bari është falas sasia e kufizuar). Imuniteti formohet brenda 10 dite’’.

Tek i dyshuari gjatë bastisjes nga inspektorët policor dhe farmaceutik janë gjetur 45 litra alkool etilik 95% pa prejardhje, me ç’rast i njëjti është sekuestruar dhe është dorëzuar në Doganën e Kosovës.

të fundit

Erion Veliaj kundërshton arrestin, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e kryetarit të Bashkisë Tiranë

Këtë të mërkurë 20 maj 2026, Gjykata Kushtetuese, do të shqyrtojë kërkesën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,…

11 minutes ago

Deputeti Erion Braçe paraqitet në GJKKO

Këtë të mërkurë, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të…

23 minutes ago

Igli Tare bëri “bingo” me Alegrin, trajneri i vendos kushte Milanit për qëndrimin

E ardhmja e Masimiliano Alegrit te Milani është në dyshim. Fillimisht duhet ruajtur zona Champions në javën e fundit të…

40 minutes ago

Tragjedi në New York, 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë

Një shqiptare ka humbur jetën në Manhattan të New York-ut, pasi ka rënë një një pusetë. Mediat amerikane, raportojnë se…

1 hour ago

Lufta me Iranin, Trump: Do ta përfundojmë punën së shpejti, nuk do të ketë armë bërthamore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, gjatë një fjalimi nga Shtëpia e Bardhë tha se nuk do ta lejojnë…

1 hour ago

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.5 lekë, në shitje me 82.6 lekë. Euro, do…

2 hours ago