Categories: Uncategorized

Qytetarët mirëpresin masat e reja kundër COVID-19 (VIDEO)

Pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus, ekzekutivi pritet sonte të miratojë masa të reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Ndërkohë që Qeveria do të kthejë kufizimin e lëvizjes, e po ashtu do të mbyllet gastronomia nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit, qytetarët po mirëpresin këto masa derisa shprehin shqetësimin se në të kundërtën numri i vdekjeve në ditë do të jetë “tejet i madh”.

Të lidhura

None found

Ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar të paktën 12 viktima nga COVID-19, rrugët e kryeqytetit sot janë parë të mbushura me qytetarë, të cilët vazhdojnë të shkelin masat e institucioneve shëndetësore për bartjen e domosdoshme të maskave dhe ruajtjen e distancës sociale.

Një mos-respektim i tillë i këtyre masave është vërejtur edhe në kafiteri. Qytetari Hafiz Mehmeti shprehet kritik ndaj masave të reja që priten të merren nga Qeveria. Ai për KosovaPress thotë se nuk është menaxhuar mirë pandemia nga Qeveria Hoti.

“Prej orës 21.00 deri në 05.00 në mëngjes, konsideroj që nuk ka kurrfarë rreziku, kështu ashtu ne nuk dalim, nuk janë kushedi çfarë masa këto. Prej orës 21.00 në mbrëmje nuk besoj që njerëzit dalin edhe pa masa… Kurrqysh kjo qeveri që ka ardhur, kanë thënë po e rrëzojnë për atë, po shumë më mirë e kanë menaxhuar. Tjetër ka qenë paraqitja e Arben Vitinë e Albin Kurtit, tjetër është paraqitja e Armend Zemajt e Avdullah Hotit”, tha ai.

Bajram Osmani nga Skenderaj shpreh shqetësimin se dita-ditës do të ketë numër më të madh të vdekjeve si pasojë e korona virusit.

“Më mirë është për popull, më mirë është kështu se përndryshe katastrofë ka me qenë…. Ulet numri i rasteve bëhet diçka, sepse kështu edhe ndonjë ditë kanë me vdekur 100 në ditë… Ju e dini, qeveria e mëhershme ka pasur sukses shumë të madh, këta e lëshuan dhe numri po rritet dita-ditës. Kanë gabuar rëndë që e kanë lëshuar atë drejtim që e mbante qeveria e Albinit”, deklaron ai.

E Bislim Jashari nga Prishtina thotë se duhet të vazhdojë lëvizja e lirë gjatë ditës, dhe se kufijtë assesi nuk duhet të mbyllen.

“Masat duhet me i marrë për shkak të numrit të madh që kanë rritur deri tash… Prej 9-ve ndoshta jo, por prej 23.00 deri në 7 në mëngjes është mirë të kufizohet lëvizja… Kur shkojmë diku brenda patjetër, por rrugës jo”, tha ai.

Dikush tjetër po zotohet se është tërë kohën i pajisur me maska dhe mjete tjera mbrojtëse.

“Unë pa ta nuk shkoj kurrë, qe, qe, unë pa të kjo më bëhet palarë e kam tjetrën”, tha Ramiz Krasniqi.

Kujtojmë që me 1 qershor janë lehtësuar të gjitha masat, pas vendosjes së tyre për mbrojtje nga koronavirusi. Deri më tani janë konfirmuar 3356 raste me koronavirus, 1874 janë shëruar, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar të paktën 12 viktima. E qeveria Hoti ka paralajmëruar masa të reja të kufizimit të lëvizjes nga ora 21.00 deri në ora 5.00 të mëngjesit në komunat që kanë shumë të prekur me COVID-19, si Prishtina, Prizreni, Ferizaj, etj.

të fundit

Horoskopi 22 Maj 2026, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Dëgjojini këshillat e Saturnit sot ju qe jeni ne një lidhje. Te jesh me statusin tuaj është fat, prandaj…

6 hours ago

Drejtori i AKU Shkodër u dhunua me sende të forta, policia: Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit

Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër në lagjen “Fahri Ramadani”, ku u…

6 hours ago

“Është biznes i frikshëm”, Lala dhe Dervishi flasin për takimet speciale me eskorta dhe futjen e celularëve në burgje

Gazetarët Klodiana Lala dhe Ferdinand Dervishi dhanë detaje në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN TV për gjendjen në burgje, ku…

6 hours ago

PS-PD bashkojnë votat për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit/ Reagon prezenca e OSBE: Hap pozitiv për dialogun politik

Prezenca e OSBE-së mirëpret miratimin me konsensus nga parlamenti të ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit. Kjo shënon një hap pozitiv…

7 hours ago

Dhunohet me sende të forta dhe qytë pistolete në kokë drejtori i AKU-së, detaje nga sulmi në Shkodër

Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Shkodër, Ramir Haderi, është dhunuar nga disa persona ende të paidentifikuar mbrëmjen…

7 hours ago

Mereme Sela: Berisha do të pësonte humbje katastrofike përballë meje! Më hoqën nga frika

Mereme Sela, e cila aspiroi të ishte kandidate për kryetare të Partisë Demokratike, por nuk u lejua nga lidershipi i…

8 hours ago