Categories: Uncategorized

Qeveria e re nuk do të sjell kosovarët nga Siria pa vlerësim

Në muajin prill të vitit të kaluar, institucionet e Kosovës kthyen nga Siria 110 kosovarë, nga të cilët, katër ishin luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë.

Por, në shtetin e Sirisë kanë mbetur edhe rreth 100 kosovarë të tjerë, prej të cilëve rreth 40 besohet se janë fëmijë.

Të lidhura

None found

Në Qeverinë e re të Kosovës nuk konfirmojnë nëse janë duke planifikuar një operacion të ri të riatdhesimit të kosovarëve të mbetur në territorin sirian.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, thotë për Radion Evropa e Lirë se institucionet nuk do të ngutën në veprime sa i takon kthimit të kosovarëve. Ai thotë se para se të ndodhë çfarëdo operacioni i mundshëm i kthimit, fillimisht do të bëhet një vlerësim i gjithsecilit person që potencialisht mund riatdhesohet në Kosovë.

“Ne mendojmë se Kosova ka rezultate dhe strategji për këtë çështje. Ne do të vazhdojmë të punojmë intensivisht bashkë me aleatët tanë. Jemi në dijeni se ka ende shtetas të Kosovës atje dhe normalisht që duhet bërë edhe klasifikimi i statusit të tyre dhe në bazë të këtij klasifikimi, atëherë edhe shteti i Kosovës do të ndërmarrë hapat e nevojshëm, gjithmonë në dakordim të plotë dhe bashkërendim të veprimeve me aleatët tanë”, tha zëvendësministri Sveçla.

Sveçla thotë se aktualisht nuk mund të flitet për ndonjë afat kohor se kur mund të ndodhë kthimi i kosovarëve që gjenden në Siri.

Nga ana tjetër, që nga prilli i vitit të kaluar, institucionet e Kosovës janë aktivizuar në procesin e riintegrimit të 110 kosovarëve të cilët u kthyen nga Siria përmes një operacioni, që ishte më i gjeri në Evropë.

Shumica e fëmijëve të riatdhesuar në muajin prill të vitit 2019, i janë rikthyer procesit mësimor. Ata janë pjesë e programeve të ndryshme rehabilituese derisa ekspertët që po punojnë me ta, thonë se shumica prej tyre janë integruar tërësisht.

Valbona Tafilaj, psikiatre dhe njëkohësisht Koordinatore për Shëndet dhe Shëndet Mendor për të rikthyerit nga Siria, thotë se fëmijët kanë qenë të prekur nga trauma të ndryshme për shkak të ngjarjeve nëpër të cilat kanë kaluar ata gjatë kohës së qëndrimit në Siri.

“Gati po bëhet një vit që neve na u kanë kthyer fëmijët dhe gratë. Ne e kemi parë një ndryshim shumë të madh duke iu falënderuar punës së mjekëve psikiatër dhe psikologëve të fëmijëve të cilët kanë punuar gjatë gjithë kohës me ta. Ne e kemi parë një ndryshim shumë të madh te fëmijët të cilët tash janë të socializuar, luajnë me lodrat e njëjta siç luajnë fëmijët e tjerë, shkojnë në shkollë, ka avancime në të mësuar, në mësimnxënie janë shumë të mirë. Këto janë gjëra që ne i kemi parë dhe që ne i vlerësojmë shumë në raport me krejt ato që iu kanë ofruar fëmijëve”, thotë Tafilaj për Radion Evropa e Lirë.

Tafilaj thotë se integrimi i fëmijëve është një proces më i gjatë që kërkon më shumë kohë, porse sipas saj, puna me integrimin e fëmijëve të kthyer nga zona e konfliktit është në rrugë të mirë, ngase fëmijët nuk janë duke treguar shenja agresive. Sipas saj, integrimin e fëmijëve e ka ndihmuar edhe bashkëpunimi i nënave të fëmijëve dhe familjeve të tyre që nuk kanë refuzuar të bashkëpunojnë me institucionet.

Për integrimin e fëmijëve të kthyer nga Siria në vendet e Ballkanit, së fundi ka publikuar një raport edhe eksperti ndërkombëtar i terrorizimit, Adrian Shtuni.

të fundit

“Buxheti i shtetit nuk është fond për të financuar aktivitete private”. Bardhi: Të anulohet koncerti i Kanye West, qytetarët e bojkotuan

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi qeveria dha 4 milonë euro për konceritin e…

1 minute ago

Emërimi i pesë arbitrave argjentinas për sfidën Francë-Marok ndez polemika

Vendimi i FIFA për të caktuar një ekip prej pesë gjyqtarësh argjentinas për çerekfinalen e Kupës së Botës 2026 mes…

4 minutes ago

Koncepti i ri ngre pyetjen: a po afrohet supervetura e parë nga Volkswagen?

Volkswagen nuk ndërton një superveturë, dhe as që e ka bërë ndonjëherë. Prodhuesi i veturave më afër kësaj ishte më…

9 minutes ago

Mercedes-Maybach S-Class ofron gjashtë forma për hapjen e dyerve

Më Shumë. Është ajo që prodhuesit e makinave luksoze të nivelit të lartë përpiqen t'u ofrojnë klientëve të tyre, dhe…

9 minutes ago

“Here you have us day and night!”/ Citizens return once again to the Prime Minister’s Office after a kilometre-long march, warning Rama: Tomorrow we will be even more!

Pas disa orësh qëndrese të palëkundur, dita e 38-të e revoltës qytetare është përmbyllur aty ku nisi, përpara godinës së…

10 minutes ago

15-year-old from Cërrik wins gold medal at the International STEM Olympiad

Një tjetër sukses për arsimin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Loris Qose, nxënës i shkollës 9-vjeçare “7 Marsi” në Cërrik, ka…

10 minutes ago