kosovë

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Kthehen në vendlindje një numër i lartë i shtetasve kosovarë

Një numër i “konsiderueshëm” i shtetasve të Kosovë janë kthyer në vendlindje nga Lindja e Mesme, por qindra të tjerë vazhdojnë të mbeten në rajonin e përfshirë nga luftimet e ditëve të fundit mes Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, tha për Radion Evropa e Lirë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).

Ministria, në një përgjigje të enjten, megjithatë nuk tregoi numrin e saktë të kosovarëve të kthyer nga rajoni. Ajo tha se institucionet e Kosovës janë duke u marrë me kërkesat për kthim në bashkërendim me autoritetet e vendeve përkatëse dhe me partnerët ndërkombëtarë.

Të lidhura

None found

“Sipas informacioneve më të fundit të pranuara nga misionet tona diplomatike, aktualisht vlerësohet se rreth 600 shtetas të Kosovës vazhdojnë të qëndrojnë në këto zona”, thuhet në përgjigje.

Ajo tha se procesi i evakuimit të shtetasve nga Izraeli pritet të përmbyllet deri në fund të këtij muaji.

Sipas ministrisë, Ambasada e Kosovës në Riad është duke punuar që të mundësojë kalimin e qytetarëve nga Katari, Kuvajti, Bahrejni dhe Iraku në Arabinë Saudite, duke lehtësuar procesin e pajisjes me viza saudite.

“Kjo bëhet me qëllim që qytetarët të mund të shfrytëzojnë fluturimet komerciale drejt Kosovës nga aeroportet në Jeddah, Dammam dhe Riad. Ndërkohë, Ambasada e Republikës së Kosovës në Katar ka mbuluar transportin rrugor të qytetarëve nga Katari dhe Iraku, në mënyrë që ata të vazhdojnë më tej udhëtimin drejt Kosovës. Në Emiratet e Bashkuara Arabe ndërkohë kanë rifilluar fluturimet komerciale, dhe ambasada jonë atje është duke asistuar qytetarët për të organizuar kthimin e tyre drejt Kosovës”, shtoi ajo.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli i nisën bombardimet kundër Iranit më 28 shkurt, duke sulmuar caqet e ushtrisë dhe të regjimit klerik.

Pas bombardimeve të mëdha fillestare, që vranë edhe liderin suprem të Iranit, ajatollah Ali Khamenei, Teherani nisi sulme hakmarrëse ndaj Izraelit dhe disa vendeve në Lindjen e Mesme që strehojnë baza ushtarake amerikane, përfshirë Bahrejnin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajtin, Katarin dhe Arabinë Saudite.

Ndërkohë, të enjten, Ambasada e Kosovës në Zagreb njoftoi se në Prishtinë nga Riadi kanë arritur edhe disa shtetas të Bosnje e Hercegovinës, por nuk ka bërë të ditur numrin e tyre.

Sipas njoftimit, kërkesa ka ardhur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnjës.

Përmes Aeroportit të Prishtinë janë kthyer edhe shtetasit e Maqedonisë së Veriut.

Shërbimi i Maqedonisë së Veriut i Radios Evropa e Lirë raportoi se një grup prej 153 pasagjerësh është evakuuar të mërkurën, derisa autoritetet maqedonase kanë paralajmëruar edhe kthime të tjera.

Ministri i Jashtëm, Timcho Mucunski informoi të hënën se është duke u zhvilluar një proces i koordinuar i evakuimit të qytetarëve maqedonas nga disa vende në Lindjen e Mesme, i cili pritet të finalizohet deri në fund të kësaj jave.

Në mesin e pasagjerëve që janë evakuar që nga 8 marsi, sipas raportimit, janë edhe 13 shtetas nga Kosova./REL

të fundit

SHBA godet Iranin dhe rivendos sanksionet për naftën pas sulmeve ndaj anijeve tregtare

Të martën, Shtetet e Bashkuara ndërmorën sulme të reja kundër Iranit dhe rikthyen sanksionet për shitjet e naftës iraniane, si…

23 minutes ago

Zvicra dhe Kolumbia mbeten në barazim pas kohës së rregullt, çerekfinalisti vendoset në vazhdime

Zvicra dhe Kolumbia nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës gjatë kohës së rregullt, duke barazuar 0-0 në përballjen e…

29 minutes ago

NATO’s two-day summit is being held in Ankara, family photo of member states’ leaders released

Në Ankara, sot (e martë) dhe nesër po zhvillohet samiti i liderëve të NATO-s, ku është i pranishëm edhe presidenti…

32 minutes ago

Clash in the EU Over Serbia’s European Path, Member States Divided on Opening Chapter 3

Procesi i anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Europian rikthehet në qendër të debatit në Bruksel, teksa institucionet europiane po shqyrtojnë…

32 minutes ago

“The state budget is not a fund to finance private activities.” Bardhi: Kanye West concert should be canceled, citizens boycotted it

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi qeveria dha 4 milonë euro për konceritin e…

32 minutes ago

Muja: The association of milk producers raised the alarm over the tenfold increase in powdered milk imports and the tripling of palm oil

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, i ftuar në Pressing në T7, u pyet lidhur me inspektimet që u…

33 minutes ago