Categories: Uncategorized

Haradinaj hedh akuzën e rëndë: Rama ka lobuar për ndarjen e Kosovës

Kryeministri në ikje i Kosovës Ramush Haradinaj ka përsëritur akuzat e tij se Kryeministri Rama ka punuar dhe lobuar pro ndarjes dhe shkëmbimit të terriotereve mes Kosovës e Serbisë, të njëjtat akuza për të cilat Rama e paditi Haradinajn për shpifje.

Haradinaj u shpreh në OPEN:

Të lidhura

None found

“Ai [Rama] ka qenë ideator dhe ka lobuar për ndarjen e Kosovës.”

Zoti Haradinaj theksoi se kryeministri Rama i ka sulmuar liderët e Kosovës dhe në takime me ndërkombëtarët duke treguar ndasi mes Shqipërisë e Kosovës:

“A ju duket mirë ju që Rama në takime me ndërkombëtarët ka sharë liderat kosovarë duke e quajtur njërin gënjeshtar, njërin hipokrit dhe njërin neo-marksist?!”

Padinë e Ramës ndaj Haradinajt, ky i fundit e quajti ‘një akt të turpshëm’.

Dyshimet se Rama e Vuçiç kanë ideuar dhe mbështetur idenë e shkëmbimit të territoreve si zgjidhje të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, Zoti Haradinaj i ka bërë publike që në maj 2019.

Pyetur për qeverinë e re në Kosovë dhe nëse Haradinaj do të ishte pjesë e koalicionit qeverisës, ai tha se:

“Në qoftë se do të kemi një ftesë nga LDK-ja unë do i përgjigjem pozitivisht ftesës për të biseduar. Por duhet thënë se ka gjasa që qeveria të formohet. Vetëvendosja dhe LDK-ja e kanë shumicën dhe mund ta formojnë qeverinë.”

Pyetjes nëse vendosja e taksës 100 përqind mbi produktet serbe ka ndikuar në marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në dhe Gjermaninë, Haradinaj u përgjigj se:

“Jo nuk ka sjell asnjë pasojë. Sot ne kemi bashkëpunime në aspektin e sigurisë me SHBA-të. Kemi 1 mijë herë marrëdhënie më të mira me Gjermaninë.”

Ndër të tjera, kryeministri i Kosovës tha se rreth 150 shqiptarë të Kosovës kanë humbur jetën në luftën në Siri. Ai u shpreh se qendrimi i tij kundër shkuarjes në luftë në Siri e ka penalizuar në zgjedhje:

“Kam qenë kundër shkuarjes në luftë në Siri të Kosovarëve. Aty kam humbur vota se u keqkuptova nga besimtarët e devotshëm. Sot unë i kam kthyer të gjithë ato gra e fëmijë nga Siria. Kanë vdekur 150 kosovarë atje dhe askush nuk mban përgjegjësi. Unë nuk jam ai politikani që e harxhon kohën në media dhe pasurinë e hedh në biznese se kështu do i kisha fituar 30 përqind.”

të fundit

Owono pezullohet për 12 ndeshje pas ndërhyrjes që i mori jetën Jesus De Miguelit

Portieri i Andorrës, Jesus Owono, është dënuar me 12 ndeshje pezullim nga Komiteti Disiplinor i Federatës Mbretërore të Futbollit të…

1 hour ago

Trump expected to meet Xi and Putin in China, with nuclear arms control in focus

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të zhvillojë një takim trepalësh me presidentin kinez Xi Jinping dhe atë rus Vladimir Putin,…

1 hour ago

Kallas: EU enlargement has geopolitical significance, Albania among countries close to membership

Bashkimi Evropian po vijon përpjekjet për të çuar përpara procesin e zgjerimit, ndërsa Shqipëria renditet mes vendeve që konsiderohen pranë…

1 hour ago

Besiktasi synon Brahim Diazin në janar, pret të atin për tri ditë në Stamboll

Besiktasi ka ndërmarrë një hap të ri në përpjekjet për të transferuar yllin e Real Madridit, Brahim Diaz, gjatë afatit…

2 hours ago

Audi A2 E-Tron mund të përdoret edhe për furnizimin me energji të shtëpisë

Audi ka prezantuar një funksion të ri për modelin kompakt elektrik A2 E-Tron, duke mundësuar që bateria e automjetit të…

2 hours ago

Interior Ministry: 19-year-old from Koçani recorded a young woman without her consent and threatened to publish the footage

Padi penale për ngacmim seksual dhe keqpërdorim të regjistrimeve të personave të tjerë me përmbajtje eksplicite seksuale janë ngritur kundër…

2 hours ago