Categories: Uncategorized

Pritet dorëheqja e Glauk Konjufcës, VV dorëzohet?

Në Vetëvendosje sot pritet të ketë një kthesë të madhe sa i përket qëndrimit për kryeparlamentarin.

Është vet Glauk Konjufca që sot do ta paralajmërojë dorëheqjen, duke iu dorëzuar kështu presionit dhe kërkesave të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Të lidhura

None found

Shqyrtimi i dorëheqjes vjen si pasojë e pamundësisë së bërjës së qeverisë nga mandatari, Albin Kurti.

Gjatë negociatave me LDK-në, VV ishte pajtuar që kryetari i Kuvendit të jetë nga rradhët e LDK-së, pra deri në zgjedhjen e presidentit.

Por, në seancën konstituive ndryshuan të gjitha matematikat me zgjedhjen e Konjufcës si kryeparlamentar.

Ky veprim i VV-së solli krizën në negociatat me LDK-në, dhe rritjen e mosbesimit të LDK-së në një koalicion me Vetëvendosjen,.

Si pasojë, negociatat VV-LDK janë në prag të dështimit.

Situatat pritet të ndryshojë përsëri sot, teksa VV e sheh dorëheqjen e Konjufcës si të vetmen formë për shpëtim dhe formim të qeverisë.

Ndërkaq, nga VV nuk e kanë pohuar mirëpo as mohuar një informacion të tillë.

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku e pyetur për dorëheqjen e Konjufcës, ka thënë se krejt çka ajo mund të deklarojë është se partitë do të kenë një takim, ku nuk mund të parashikohet se çfarë do të ketë në tavolinë.

“Ajo që mund të them është se pritet që të ketë takim, pra bazuar në krejt rrethanat që janë edhe vullnetit politik për të pas takim. Besoj që këto dy subjekte do të bëjnë përpjekje që të realizojnë pritjet e qytetarëve, pra për asgjë tjetër nuk do të deklarohem, sepse marrëveshja bëhet nga palët që ulen aty të bisedojnë dhe do të bëjnë përpjekje ta bëjnë një zgjidhje”, ka thënë Kollçaku.

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës i ka dhënë afatin e fundit Vetëvendosjes, që deri të dielën ta pranojë ose refuzojë ofertën e saj, ku përfshihet që kryeparlamentari t’i takojë asaj deri në zgjedhjen e presidentit, ku më pas kjo pozitë do t’i kalojë automatikisht Vetëvendosjes.

të fundit

Nafta rritet me 14 denarë brenda 20 ditësh, shtrenjtimi vijon

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) dje publikoi çmimet e reja të derivateve të naftës, të cilat kanë hyrë në fuqi…

6 minutes ago

Derivatet shtrenjtohen ndjeshëm në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë…

7 minutes ago

Dimitrieska-Koçoska: Ribalanci i vitit 2026 rrit investimet kapitale dhe nxit ekonominë mes pasigurive globale

"Ribalanci i buxhetit për vitin 2026 nuk është pasojë e problemeve me financat publike, por përkundrazi paraqet dokument zhvillimor që…

8 minutes ago

Tragjike në Vlorë, turistja finlandeze humb jetën pas problemeve gjatë zhytjes

Një turiste rreth 30 vjeçe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, pasi ka shfaqur probleme të rënda…

14 minutes ago

Bristol City transferon sulmuesin shqiptar që realizoi 22 gola sezonin e kaluar

Lorent TolajLorent Tolaj është futbollisti më i ri i Bristol City [...]Read More...

15 minutes ago

Spanja merr kreun e FIFA-s pas Botërorit 2026, Maroku arrin pozicionin më të mirë historik

Kampionia e botës, Spanja, ngjitet në vendin e parë të renditjes me 1995.88 pikë, ndërsa Norvegjia dhe Tunizia regjistrojnë lëvizjet…

26 minutes ago