Klubi më i madh në Kosovë, Prishtina ka reaguar pas tensioneve dhe skandalit në ndeshjen me Gjilanin.
Prishtina është mposhtur në udhëtim te Gjilani me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Ipko Superligën e Kosovës.
Megjithatë, fundi i ndeshjes ka prodhuar tensione të mëdha, ku zyrtarët e Prishtinës kërkonin llogari nga gjyqtarët për vendimet kontroverse.
Vendimi për ndëshkimin me të kuq të Visar Bekajt ka acaruar stafin e trajnerëve, lojtarët dhe zyrtarët e Prishtinës, por pas reagimit e kanë pësuar keq.
Ata janë sulmuar nga Policia e Kosovës me sprej lotsjellës dhe shumë nga ta, mes tyre edhe trajneri Armend Dallku kanë mbetur të lënduar.
Është vet faqja e klubit kryeqytetas që ka njoftuar me anë të rrjeteve sociale tmerrin e përjetuar nga Policia e Kosovës.
“Shumë futbollistë dhe trajnerë janë të dëmtuar nga sulmi i policisë, sidomos nga spreji i përdorur, por ka edhe lëndime tjera, Boshnjaku ka prere dorën dhe është dërguar në emergjence”, ka shkruar Prishtina në faqen zyrtare.
Pas kësaj ndeshje dhe këtij tmerri, klubi kryeqytetas ka njoftuar gjithashtu se po mendon tërheqjen nga garat.
“FC Prishtina me gjasë, 99% do të tërhiqet nga garat!”, shkruan në postimin pasues.