Pesë ambasadat e vendeve të fuqishme aleate në Kosovë (Quint) u kanë bërë thirrje liderëve politikë që të mos krijojnë situata të pakëndshme në vend për çështje politike dhe të fokusohen, ashtu edhe në vendet e tyre, në luftën kundër koronavirusit të cilës, sipas tyre, duket t’i jepet përparësi më e madhe se politika.thaci kurti
Në një deklaratë të përbashkët të pesë ambasadave të vendeve të fuqishme aleate në Kosovë, thuhet se:
None found
“Në këtë kohë të vështirë, ne u bëjmë thirrje të gjithë liderëve institucionalë dhe politikë që të përqëndrohen në COVID-19 duke respektuar dispozitat e Kushtetutës dhe fuqitë që u janë dhënë atyre përmes Kushtetutës. Ne i nxisim ata të ruajnë dhe sigurojnë integritetin dhe funksionalitetin e qeverisë dhe institucioneve të Kosovës në këtë moment kritik dhe t’i japin përparësi luftës kundër COVID-19 në Kosovë mbi politikën, duke përmendur që vendet tona kanë marrë të gjitha masa të jashtëzakonshme në këtë drejtim”.
Deklarata vjen pasi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesën që të interpretojë kushtetutshmërinë e vendimit të qeverisë për kufizimin e lirisë së qarkullimit të qytetarëve pa shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, si masë luftimi kundër COVID-19.
Thaçi i është drejtuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me një letër me kërkesën që të rishqyrtojë këtë vendim.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e së dielës në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku një 27-vjeçar dhe një…
Transmetuesi shtetëror kinez CCTV ka pezulluar transmetimin e ndeshjeve të La Ligës spanjolle, duke përmbushur kështu kërcënimin e bërë pas…
BMW ka prezantuar gjeneratën e re elektrike të Serisë 3, duke sjellë një model që kombinon autonominë e lartë, performancën…
WhatsApp ka prezantuar katër funksione të reja që synojnë ta bëjnë më të lehtë menaxhimin e bisedave në grup. Përditësimi…
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas publikimit të një letre tjetër të Arlinda Zekajt, e cila ia kishte…
Një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e një bashkëkombësi në Selanik të Greqisë, është arrestuar nga autoritetet…