Categories: Uncategorized

Pacolli thirrje Thaçit dhe Kurtit: Uluni me një ligj të ri për dialogun me Serbinë

Lidhur me debatin për dialogun Kosovë-Serbi, Behgjet Pacolli propozon se Kosovës i duhet një ligj i ri pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese të ligjit për grupin negociator.

Pacolli thotë se ligji duhet të përcaktojë qartë: çfarë bën presidenti, çfarë kryeministri, çfarë të tjerët, si bashkëpunohet, si miratohet produkti i marrëveshjes, etj.

Të lidhura

None found

Pacolli shton se lajmet për ndonjë masë amerikane ndaj Kosovës, do të ishte ogur i keq dhe zhvillim i rëndë dhe me pasoja që riparohen me vështirësi.

Postimi i plotë i Pacollit:

Si dikush që gjithmonë ka patur qasje konstruktive, pajtuese, përbashkuese në gjithë karrierën politike, në rrethanat e sotme do të doja të jepja disa sugjerime modeste.

1) Nuk dua të bëj Kasandrën për lajmet mbi ndonjë masë amerikane ndaj Kosovës, që do të ishte ogur i keq. Zhvillim i rëndë dhe me pasoja që vështirësish riparohen.

Në vend të harxhohej energji për të nxitur para marrëdhëniet, do harxhohej energji për të anuluar masat. Uroj shumë që kjo të mos ndodhë.

2) Çfarë duhet të bëjmë që të mos ndodhë? Qasja e qeverisë Kurti ndaj dialogut është preteksti. Këtu duhet të përmirësojmë sjelljen dhe të kthejmë procesin në kohërat më të mira.

I bëj thirrje qeverisë: referojuni eksperiencave më të mira që Kosova ka patur në procesin e mëhershëm të dialogut, duke nisur që nga Rambujeja.

Studiojeni dhe qasjen e palës tjetër. Nuk duhet të lejojmë që të përmbysen rolet. Nuk duhet të lejojmë që presioni të jetë mbi Kosovën. Presioni si në Rambuje duhet të jetë mbi Serbinë.

3) Për dialogun, ka dy premisa të pandryshueshme.

E para: Kushtetuta i njeh Presidentit rol udhëheqës në politikën e jashtme dhe qeverisë rol propozues dhe zbatues të saj (në konsultim me presidentin).

E dyta: kush ndërmjetëson (SHBA apo BE), e përcaktojnë vetë formatin e dialogut- nivel presidentësh, kryeministrash, apo ndonjë format tjetër.

Ka dhe një premisë tjetër ku ne s ‘ndërhyjmë dot: kohën e përmbylljes së dialogut. Por ne mund të ndërhymë në cilësinë e marrëveshjes. Si?

4) Mbi këto premisa që ne nuk i ndryshojmë dot, tani që Gjykata kushtetuese ka anuluar ligjin për Grupin negociator, ka ardhur koha për një LIGJ TË RI.

Ky ligj duhet të përcaktojë qartë: çfarë bën presidenti, çfarë kryeministri, çfarë të tjerët, si bashkëpunohet, si miratohet produkti i marrëveshjes, etj.

Kush do ta bëjë ligjin? Shumë shpejt i duhet besuar një pale të tretë dhe të besueshme. Pse jo Komisionit të Venecias? Palët këtu në Kosovë vetem do të obligohëshin që ta zbatonin.

të fundit

Starlink returns to full operation in Ukraine, drones can travel at over 400 km/h

Ukraina ka rikthyer një lidhje të qëndrueshme me rrjetin satelitor Starlink, pasi ushtria përjetoi disa ditë me kufizime në komunikim.…

4 minutes ago

Democratic Party protesters head to the Ministry of Education, where students are protesting

Protestuesit e Partisë Demokratike u mblodhën sot për rreth 1 orë e gjysmë para Kryeministrisë aty ku dogjën edhe jastëkët…

4 minutes ago

Interfaith Council of Albania: Appeal for peace, justice, responsibility and national dialogue

Deklaratë e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë Paqja është përgjegjësi e përbashkët. Drejtësia është detyrim. Respekti për njeriun është themeli që…

5 minutes ago

Gjini: Kosovo has paid around 27 million euros for imported electricity

Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, ka thënë se Kosova po shpenzon deri në dy milionë euro në ditë për import…

6 minutes ago

Starlink rikthehet në funksion të plotë në Ukrainë, dronët mund të lëvizin mbi 400 km/orë

Ukraina ka rikthyer një lidhje të qëndrueshme me rrjetin satelitor Starlink, pasi ushtria përjetoi disa ditë me kufizime në komunikim.…

6 minutes ago

Gjini: Bringing the Special Court law back to parliament gave Kosovo no tactical, strategic or legal advantage

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka deklaruar se partia e tij ka qenë kundër kthimit…

6 minutes ago