Categories: Uncategorized

Ndahen Komisionet Parlamentare: 8 pushteti dhe 6 opozita

Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur sot, ka ndarë Komisionet Parlamentare. Koalicioni LVV – LDK, bashkë me minoritetet, do të udhëheqë 8 nga 14 komisionet.

Janë ndarë Komisionet Parlamentare sipas Grupeve Parlamentare, ka njoftuar Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, transmeton Gazeta Express.

Të lidhura

None found

Ajo ka thënë se pret nga Grupet Parlamentare, që deri të mërkurën t’i çojnë edhe emrat e anëtarëve, që Komisionet të votohen në Kuvend gjatë seancës plenare të së enjtes.

Lëvizja Vetvëendosje do të udhëheqë Komisionin për Buxhet dhe Financa; Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikqyrje të FSK’së; Komisionin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

LDK’ja do ta udhëheqë Komisionin për Integrime Evropiane, Komisionin për Legjislacion dhe Komisionin për Arsim, Shkencë e Teknologji, Ndërmarrësi dhe Inovacion.

PDK’ja do të udhëheqë Komisionin për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media; Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike dhe Komisionin për Mbikëqyrje të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

AAK’ja do të drejtojë Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë si dhe Komisionin për Shëndetës, Punë dhe Mirëqenie Sociale.

Nisma e ka Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal.

Ndërkaq Lista Srpska Komisionin për Të drejtat e Komuniteteve dhe Kthim.

Grupi Parlamentar 6plus do të udhëheqë omisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. /Express/

të fundit

Feronikeli ’74 dhe Llapi synojnë fitoren pas rezultateve negative, publikohen formacionet

Feronikeli ’74 do të jetë nikoqir i Llapit me fillim nga ora 14:00 në ndeshjen që do të zhvillohet në…

8 minutes ago

Qeveria ndan 275 mijë euro për rinovimin e banesave në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan

Qindra mijëra euro do të ndahen për përmirësimin e kushteve të banimit të komuniteteve joshumicë në Mitrovicën e Veriut dhe…

11 minutes ago

Kuvendi i RMV-së konfirmon dorëheqjen e zëvendësministrit të Shëndetësisë, Jovica Andovski

Kuvendi i RMV-së sot konfirmoi dorëheqjen e zëvendësministrit të Shëndetësisë, Jovica Andovski.Deputetët miratuan rendin e ditës të seancës së 126-të,…

16 minutes ago

Klekovski: Mihajlova nuk ka probleme shëndetësore, largimi i saj lidhet me ardhjen e konsiliumit bullgar

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, deklaroi sot se arratisja e Iva Mihajlovës në Bullgarinë fqinje është për shkak të mbërritjes…

17 minutes ago

Kuvendi krijon grupin punues për Byronë Shtetërore dhe pasurinë e pajustifikueshme

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit ka miratuar formimin e…

20 minutes ago

Thirrja e Berishës: Pedagogë e mësues bashkohuni! Bizneset të ulin qepenat, mbroni rininë studentore

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se, në vend që të japë dorëheqjen, po përpiqet…

21 minutes ago