Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit ka vendosur të krijojë grupin punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe verifikimin e konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
None found
Grupi do të drejtohet nga Vigan Qorrolli dhe do të përfshijë përfaqësues të disa subjekteve politike. Në të bëjnë pjesë Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje, Përparim Gruda dhe Blerta Deliu nga Partia Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Albert Kinolli nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës dhe Besnik Tahiri nga Aleanca.
Gjatë mbledhjes së komisionit, Adnan Rrustemi deklaroi se grupet punuese krijohen për ta bërë më efikase punën e komisionit. Ai tha se deputetët që kanë interes duhet të mund të marrin pjesë në shqyrtimin e projektligjit, pa kufizime të panevojshme procedurale.
Rrustemi sqaroi gjithashtu se në grupin punues nuk merren vendime me votim për propozimet apo nenet. Sipas tij, aty zhvillohet trajtimi nen për nen i projektligjit, paraqiten argumentet dhe çështjet i rikthehen më pas komisionit për votim. Ai theksoi se në këtë proces argumenti ka rëndësi, ndërsa vota në grupin punues nuk ka peshë.
Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SRKEK) u ka bërë thirrje punëtorëve të të gjitha divizioneve të KEK-ut…
Pretendimet territoriale ndaj Kosovës vazhdojnë të jenë pjesë e diskursit politik në Serbi, pavarësisht ndryshimeve të aktorëve politikë dhe përpjekjeve…
Rolando Maran, ka zgjedhur katër emrat që do e ndjekin Shqipëri-Finlandë nga tribuna e “Air Albania”. Bëhet fjalë për Samuele…
Është dita e Shqipërisë! Sot skuadra jonë do të zbresë në fushën e lojës për t’u përballur me Finlandën [...]Read…
Manchester United dhe Manchester City janë duke monitoruar nga afër mbrojtësin e Chelseat, Malo Gusto, pasi klubi londinez i ka…
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi në “Click” të RTV21, ka kritikuar Ministrinë e Arsimit lidhur…