Categories: kosovë

Qeveria ndan 275 mijë euro për rinovimin e banesave në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan

Komunitetet joshumicë në Mitrovicën e Veriut dhe në Zveçan do të përfitojnë nga një fond prej qindra mijëra eurosh për përmirësimin e kushteve të banimit.

Të lidhura

None found

Me kërkesë të ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Qeveria e Kosovës ka miratuar ndarjen e 275 mijë eurove për renovimin e disa shtëpive dhe njësive të banimit në këto dy komuna.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Krasniqi deklaroi se vendimi është marrë pas kërkesave të paraqitura nga përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë, si dhe verifikimeve të kryera në terren.

Vlerësimet kanë treguar se disa familje jetojnë në kushte të papërshtatshme dhe kanë nevojë për ndihmë financiare për të rinovuar banesat e tyre, bëri të ditur ministri.

Sipas Krasniqit, ndërhyrjet do të shërbejnë për krijimin e kushteve më të mira dhe më të qëndrueshme të jetesës për banorët që kanë kërkuar mbështetje.

Ndarja e këtyre mjeteve është pjesë e masave për përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve joshumicë në veri të vendit.

të fundit

Viktor Buzhala merr detyrën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Viktor Buzhalën në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të…

38 seconds ago

Paul Bernardoni, i pakalueshëm në portë, flet hapur: “Tirana më pëlqen shumë, krahasimi me Barthez më nderon

Paul BernardoniPortieri i Teutës, Paul Bernardoni, është vlerësuar me çmimin “Lojtari i Javës”, që ka të bëjë me javën e…

1 minute ago

Përfaqësuesi ligjor i Jorge Jesusit sulmon Ronaldon: Po zbeh gjithçka të bukur që ka bërë

Avokati i Jorge Jesusit, Luis Henrique, ka shpërthyer me kritika ndaj Cristiano Ronaldos, pas përplasjes së bujshme mes yllit portugez…

6 minutes ago

Termokosi nis më 15 tetor furnizimin me ngrohje për mbi 25 mijë konsumatorë, në pritje të tarifave të reja

Ndërmarrja publike “Termokos” pritet të nisë furnizimin me ngrohje më 15 tetor, në afatin e zakonshëm të fillimit të sezonit…

10 minutes ago

Vushtrri: Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasje në tentativë, dy të dyshuar vijojnë të jenë në arrati

Një muaj paraburgim i është caktuar të dyshuarit N.M. për vrasje në tentativë në Vushtrri, lidhur me rastin që ka…

10 minutes ago

Tahiri: Institucionet duhet të ndërmarrin hapa pas raportit për Specialen

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga Avokati i Popullit, ku është prezantuar raporti…

11 minutes ago