Categories: Uncategorized

Mosanëtarësimi i Kosovës në INTERPOL, minus në luftimin e terrorizmit

Në marrëveshjen e Uashingtonit, Kosova është zotuar se do ta shpallë Hezbollahun organizatë terroriste dhe t’i përmbushë në tërësi masat për të kufizuar operacionet dhe aktivitetet financiare të saj.

Por, ekspertë të sigurisë pohojnë se Kosova është e hendikepuar në luftimin e terrorizmit, meqë si vend nuk ka arritur të jetë anëtare në organizata ndërkombëtare, siç është INTERPOL-i.

Të lidhura

None found

Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, njëherësh ekspert i sigurisë, Kadri Kastrati thotë për KosovaPress se përmes Kosovës kalojnë të gjitha rrugët nga lindja në perëndim, për çka sipas tij rreziku për përhapjen e terrorizmit është tejet i madh.

“Një prej hendikepeve më të mëdha të Kosovës, është që Kosova nuk është anëtare e INTERPOL-it dhe EUROPOL-it dhe mekanizmave të tjerë të cilët janë shumë të rëndësishëm në kohën e sotme kur luftohet terrorizmi, për të shkëmbyer informacionet, për të informuar njëri-tjetrin se për këto lëvizje që janë jashtëzakonisht të rrezikshme për Kosovën dhe rajonin dhe aspektin global”, deklaron Kastrati.

Kastrati thotë se duhet të fuqizohen institucionet e drejtësisë e sigurisë, që të identifikohet nëse ka elemente të këtyre organizatave në vend. Meqë sipas tij, me marrëveshjen e fundit të nënshkruar në Uashington, Kosova ka marrë obligim që të luftojë edhe organizata tjera terroriste.

“Ministria e Punëve të Brendshme dhe mekanizmat e tjerë edhe politikë edhe operativë duhet në Kosovë të fillojnë të identifikojnë a ka elemente në Kosovë të terrorizmit. E, atëherë nëse identifikojnë që ka elemente duhet të bëjnë një strategji për t’i luftuar këta, për t’i kapur apo për t’i eliminuar gjitha elementet që kanë të bëjnë me këto organizata. Por, jo vetëm me këtë. Kemi edhe organizata të tjera, nuk duhet të fokusohemi vetëm në Hezbollah, ne duhet të fokusohemi edhe në organizata të tjera”, shton ai për KosovaPress.

Se Kosova është e hendikepuar me mos anëtarësimin në INTERPOL e thotë edhe eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi.

“Nëse nuk jemi pjesë aktive e një organizate siç është INTERPOL-i, vet zbatimi i menjëhershëm i një procesimi të një informacioni apo një të dhëne, një qasje, për shembull të një anëtari të një organizate terroriste apo krimit të organizuar, çdo vonesë ka pasojat e veta të paevitueshme”, thekson ai.

Eksperti tjetër i sigurisë Drizan Shala vlerëson se marrëveshja e arritur në Shtëpinë e Bardhë, i atribuohet njohjes që vjen nga Izraeli.

“Unë mendoj që shpallja e organizatës Hezbollah në një marrëveshje në Uashington më shumë i atribuohet njohjes që vjen nga Izraeli…Dhe kjo shpallje në këtë marrëveshje, Hezbollahu si organizatë terroriste është si një lloj alibie për Izraelin për të jetësuar marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe Izraelit”, thekson Shala.

Në lidhje me këtë, KosovaPress ka kontaktuar këshilltarin e ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj. I njëjti thotë për KosovaPress se luftimi i terrorizmit, është çështje operacionale e Policisë së Kosovës.

Sipas Zyrës për Informim në PK, situata aktuale është shumë më ndryshe për dallim nga vitet 2013 dhe 2014.

“Që nga viti 2013 e deri më tani Policia e Kosovës ka iniciuar hetime penale kundër më shumë se 350 personave, ndërsa janë arrestuar mbi 165 persona të dyshuar për vepra penale të terrorizmit dhe veprave tjera penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Megjithatë, Kosova në Uashington është pajtuar që ta zbatojë një moratorium njëvjeçar, për të mos kërkuar anëtarësim të ri në organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe INTERPOL.

të fundit

Dimitrieska-Koçoska: Janë realizuar hapat e Agjendës reformuese për transparencë, llogaridhënie dhe administrim më efikas të financave publike

Nga Ministria e Financave thonë se kanë shënuar progres të theksuar në zbatimin e Agjendës reformuese 2024–2027, me fokus të…

4 minutes ago

Stuhi e rëndë në Rumani, një viktimë dhe dëme të shumta në banesa, makina e rrjetin infrastrukturor

Të dielën, një stuhi e fortë përfshiu Bukureshtin dhe 20 qarqe të tjera të Rumanisë, duke lënë pas një person…

5 minutes ago

Aktivisti akuzon Ramën për metoda të ish-Sigurimit: Do të përballet me drejtësinë, më 4 korrik protestë shumë e fuqishme

Protestuesit kanë dorëzuar në SPAK librin “Albanian Files”, ndërsa theksojnë kërkojnë dorëheqjen e panegoiueshme të Ramës. Gjithashtu ai theksoi se…

7 minutes ago

Protestuesit para SPAK dorëzojnë simbolikisht “Albanian Files” si provë ndaj Ramës, jehon thirrja: “Rama, SPAK you”

“Rama, SPAK you”. Këto kanë qenë thirrjet kumbuese që erdhën nga protesta simbolike që po mbahet para SPAK-ut nga qytetarët…

7 minutes ago

Milani synon Virgil van Dijk, Ibrahimovic e sheh si përforcimin ideal për mbrojtjen

Virgil van Dijk është shndërruar në ëndrrën e madhe të Milanit për përforcimin e repartit defensiv gjatë kësaj vere.Sipas raportimit…

10 minutes ago

Pas dështimit në Botërorin 2026, Gjermania ndërmerr hap të fortë ndaj Julian Nagelsmann

Julian NagelsmannGjermania e drejtuar nga trajneri Julian Nagelsmann nuk shkoi më shumë se faza e 1/32-ave në Kupën e Botës…

16 minutes ago