Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka shprehur mirënjohje deputetëve që në leximin e dytë miratuan ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Terrorizmit.
None found
Kurti deklaroi se miratimi i këtij ligji i hap rrugë përmbushjes së kriterit të fundit për integrimin e Kosovës në sistemin evropian të pagesave SEPA (Single Euro Payments Area).
Sipas tij, përfshirja në këtë sistem do të ulë ndjeshëm kostot e transfertave bankare, duke sjellë lehtësime financiare për qytetarët, bizneset dhe mërgatën.
Vlera e kursimeve që pritet të krijohen nga tarifat e transfertave bankare llogaritet në rreth 58 milionë euro në vit.
“Falënderoj deputetët që dje, në leximin e dytë, votuan ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Terrorizmit.
Me miratimin e këtij ligji, Kosova përmbush edhe kushtin e fundit për t’u integruar në sistemin evropian të pagesave SEPA (Single Euro Payments Area).
Anëtarësimi në këtë sistem do të mundësojë transferta bankare me kosto shumë më të ulët dhe do t’u kursejë qytetarëve, bizneseve dhe mërgatës sonë rreth 58 milionë euro në vit nga tarifat”, ka shkruar Kurti.
Integrimi në SEPA ka për qëllim të lehtësojë pagesat në euro mes Kosovës dhe vendeve pjesëmarrëse, duke reduktuar shpenzimet e transfertave dhe duke thjeshtuar lidhjet financiare të qytetarëve dhe bizneseve me shtetet evropiane.
LIVELaçi 0 – 0 Partizani1’ – Nis sfida në stadiumin “Laçi” [...]Read More...
LIVETirana 0 – 0 Teuta1’ – Shkelmohet topi në ndeshjen Tirana – Teuta [...]Read More...
Një protestues, nga protesta e PD, ka denoncuar në një prononcim për gazetaren e News24, Xhensila Kodra, dhunën ndaj djalit…
Takimi i fundit i Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështjet Historike dhe Arsimore ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së…
Një 60-vjeçar nga Gostivari dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore e ka detyruar nënën e tij 80-vjeçare, e…
Në postimin e fundit në rrjetet sociale të klubit të Partizanit, disa minuta para ndeshjes me Laçin, ekipi shfaqet duke…