Categories: Uncategorized

Mjeku kosovar: Do të rrimë gjatë në shtëpi, bëhuni gati

Mjeku kosovar, Visar Berisha ka paralajmëruar se do të mbesim gjatë të mbyllur në shtëpi për shkak të koronavirusit.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka thënë se nuk ka asnjë garancë se kur do të arrihet zotimi i këtij virusi.

Të lidhura

None found

Sipas tij, Italia ka paralajmëruar se 1 maji italianët do t’i zë nëpër shtëpi.

“Do rrijmë gjatë në shtepi, bëhuni gati!”, ka shkruar ai.

Deri tash në Kosovë janë prekur 135 persona me koronavirus, një ka vdekur, kurse 16 janë shëruar. Së pari virusi është lajmëruar në Klinë e Viti. Pastaj Malishevë, Podujevë, Gjakovë, Prishtinë, Lipjan. Në gjithë botën janë prekur më shumë se një milion njerëz prej kësaj sëmundjeje ngjitëse, prej të cilëve 226 mijë janë shëruar ndërsa 59 mijë kanë vdekur shkruar ekspress.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 milionë euro për t’i bërë ballë virusit që është përhapur në shumicën e vendeve të botës. E ka shpallur edhe “Gjendjen e emergjencës së shëndetit Publik”, ku shtetit i lejohet të përdor secilin resurs publik e privat për ta mposhtur virusin.

Koronavirusi ka prekur shumicën e vendeve të Europës përfshirë edhe vendet e rajonit, si Shqipëria, Maqedonia, Serbia e Mali i Zi.

Koronavirusi nisi në Wuhan të Kinës ku fillimisht virusi ishte përcjell nga shtazës e më vonë kaloi edhe te njeriu. Ende s’është gjetur vaksina me të cilën do të parandalohej shpërndarja e virusit. Për t’u mbrojtur nga ky virus kërkohet të mos kini kontakte me njerëz, të mos qëndroni në ambiente të mbyllura dhe t’i kushtoni kujdes higjienës, duke përfshirë larjen e shpeshtë të duarve.

Deri më tash, shumica e të prekurve me koronavirus janë shëruar. Kanë pasur probleme vetëm të moshuarit dhe ata që kanë pasur edhe më herët probleme shëndetësore.

të fundit

Kosovë-Gjermani, fokus te digjitalizimi i administratës dhe lehtësimi i procedurave

Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…

9 minutes ago

VIDEO/ Alen Vukaj, talenti 18-vjeçar shqiptar që po spikat te Interi dhe tërheq vëmendjen e UEFA-s

Alen VukajPërmes një videoje të radhës në rrjetet sociale, UEFA Youth League ka ndarë disa momente nga paraqitjet spektakolare që…

10 minutes ago

Juventus-Napoli përballen me 14 mungesa, lojtarët e padisponueshëm vlejnë afro 300 milionë euro

Juventusi dhe Napoli do të përballen në derbin e xhiros së dhjetë të Serie A të dielën, nga ora 20:45.…

11 minutes ago

“Marrëdhënia e krisur po shkon drejt fundit”/ Ilir Kulla: Veliaj u transferua në Fier pas përplasjes me Ramën për firmën e Bashkisë

Analisti Ilir Kulla ka komentuar transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, duke e lidhur këtë…

14 minutes ago

Live me Luizin”/ Fero tregon se kur do të bëhej pjesë e “Big Brother

I ftuar këtë të premte në “Live me Luizin” ishte këngëtari i njohur Fero. [...]Read More...

18 minutes ago

VIDEO/ Gabimet dhe mosha ngrenë pikëpyetje për Berat Gjimshitin, alarm edhe te Kombëtarja

Berat GjimshitiNë ndeshjen e zhvilluar mes Al-Diriyah dhe Noem SC, këta të fundit triumfuan 2 - 1, Arabia Saudite [...]Read…

23 minutes ago