Categories: sport

Juventus-Napoli përballen me 14 mungesa, lojtarët e padisponueshëm vlejnë afro 300 milionë euro

Derbi i xhiros së dhjetë në Serie A mes Juventusit dhe Napolit luhet të dielën, në orën 20:45. Përballja në stadiumin Allianz do të zhvillohet pa 14 futbollistë, të cilët trajnerët Luciano Spalletti dhe Massimiliano Allegri nuk do t’i kenë në dispozicion. Vlera e tyre e përllogaritur në treg shkon në gati 300 milionë euro.

Sipas raportimit të La Gazzetta dello Sport, të dyja skuadrat kanë një numër të konsiderueshëm lojtarësh të dëmtuar për këtë ndeshje.

Të lidhura

None found

Juventusi nuk mund të mbështetet te Kenan Yildizi, i cili është prej kohësh jashtë fushës, si dhe te Khephren Thuram, Manuel Locatelli, Francisco Conceicao dhe Nico Gonzalez, raportojnë mediat italiane.

Një prej mbrojtësve të Juventusit është operuar në meniskun e gjurit të djathtë. Rikthimi i tij pritet në fund të nëntorit ose në ditët e para të dhjetorit.

Skuadra e Spallettit vjen pas humbjes kundër Genoas. Pas disfatës, trajneri vendosi të shkurtojë përgatitjet e ekipit, me qëllim që lojtarët të përqendrohen sërish para ndeshjes me Napolin.

Edhe Napoli ka shtatë futbollistë jashtë. Mungesa më e rëndësishme është Stanislav Lobotka, i cili ka dëmtuar ligamentet e kyçit të këmbës së majtë. Gazzetta dello Sport shkruan se mesfushori pritet të mungojë gjashtë javë dhe mund të kthehet në mesin e dhjetorit.

Benoit Badiashile ka pësuar një tjetër dëmtim në kofshën e majtë dhe pritet të jetë i gatshëm pas pushimit të nëntorit për ndeshjet e kombëtareve. Në listën e mungesave të Napolit bëjnë pjesë edhe Alisson Santos dhe Alessandro Buongiorno.

David Neres dhe Leonardo Spinazzola po punojnë për t’u rikuperuar para derbit, ndërsa Favasuli po stërvitet veçmas nga pjesa tjetër e skuadrës.

të fundit

Nga Superga te Calciopoli: kapitujt më të errët të gjashtë klubeve të mëdha evropiane

Historia e futbollit evropian nuk është e ndërtuar vetëm mbi trofe, suksese dhe momente të paharrueshme. Disa prej klubeve më…

2 minutes ago

The fractured relationship is heading toward an end”/ Ilir Kulla: Veliaj was transferred to Fier after clashing with Rama over the municipality’s signature

Analisti Ilir Kulla ka komentuar transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, duke e lidhur këtë…

26 minutes ago

Kosovo-Germany, focus on digitizing administration and simplifying procedures

Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…

26 minutes ago

Faruk Muqolli declares €100,000 in cash, inherited land and two vehicles: the assets of the police officer linked to the Arlinda Zekaj case

Shefi në Departamentin për Operacione në Policinë e Kosovës, Faruk Muqolli, ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit pasurinë…

27 minutes ago

Kosovë-Gjermani, fokus te digjitalizimi i administratës dhe lehtësimi i procedurave

Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…

36 minutes ago

VIDEO/ Alen Vukaj, talenti 18-vjeçar shqiptar që po spikat te Interi dhe tërheq vëmendjen e UEFA-s

Alen VukajPërmes një videoje të radhës në rrjetet sociale, UEFA Youth League ka ndarë disa momente nga paraqitjet spektakolare që…

38 minutes ago