Kancelarja gjermane Angela Merkel u ka bërë thirrje liderëve të Kosovës dhe Serbisë që të përvjelin mëngët dhe të arrijnë një marrëveshje të ndërsjellë.
Merkel ka porositur Hashim Thaçin dhe Aleksandar Vuçiqin që marrëveshjen historike Kosovë-Serbi ta arrijnë gjatë këtij viti.
None found
Klan Kosova mëson se shefja e qeverisë gjermane këtë mesazh ua ka thënë dy presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiqit gjatë komunikimit virtual, në kuadër të Samitit të BE-së, i cili është dashur të zhvillohet në Zagreb.
Kancelarja Merkel siç mëson Klani, ka porositur Thaçin dhe Vuçiqin që të marrin mësim nga marrëveshja e ndërkombëtare e Prespës, e cila është firmosur nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe ai i Greqisë Aleksis Tsipras, ujdi e cila i dha fund mosmarrëveshjes dy dekadëshe lidhur me emrin e ri të Maqedonisë së Veriut.
Se marrëveshja duhet të arrihet gjatë këtij viti, ka porositur në shumë raste edhe emisari special i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell.
Nga ana tjetër, i deleguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kishte deklaruar se akordi ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit mund të arrihet këtë vit, eventualisht deri në mars të 2021.
Samiti ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar, që ishte parashikuar të zhvillohej më 22 korrik në Bruksel, është shtyrë…
Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë sot organizoi panel diskutimin me temën “Forcimi i kapaciteteve profesionale në ndjekjen dhe gjykimin…
Majorja e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Mimoza Budeci, ka përfunduar me rezultate të dalluara akademike Kolegjin e Komandës…
Rezistenca prej më shumë se 20 ditësh e ka shndërruar "revolucionin flamingo” në një nga lëvizjet më të medha qytetare…
Deklaratat e profesorit Blerim Latifi për shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë nxitur reagime të shumta. Në një postim të…
Lorenco Vila duke festuar me ekipin e Dinamos dhe presidentin e klubit Adrian BardhiLorenco Vila do të vazhdojë të jetë…