Categories: kosovë

Majorja Mimoza Budeci e FSK-së diplomon me rezultate të larta në një kolegj ushtarak në Gjermani

Majorja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Mimoza Budeci, ka përmbyllur me sukses të dalluar akademik Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, një program i realizuar nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani.

Ky program profesional i avancuar synon përgatitjen e oficerëve në forcimin e shkathtësive për planifikim operacional, vendimmarrje dhe drejtim të operacioneve ushtarake në rrethana komplekse dhe shumëkombëshe. Kryerja me sukses e këtij kolegji vlerësohet si një arritje e rëndësishme profesionale dhe si një hap domethënës në zhvillimin e karrierës ushtarake, si dhe në marrjen e përgjegjësive të reja udhëheqëse.

Të lidhura

None found

Gjatë ndjekjes së programit, majorja Budeci u veçua jo vetëm për arritjet e saj të larta në mësime, por edhe për disiplinën, profesionalizmin dhe përkushtimin që tregoi. Në shenjë vlerësimi për performancën e saj, ajo u zgjodh të shërbejë si lidere grupi, duke dëshmuar aftësi të theksuara në lidership, koordinim dhe bashkëpunim në një mjedis akademik dhe ushtarak shumëkombësh.

Kjo arritje përbën një sukses të rëndësishëm për oficerët e FSK-së dhe dëshmon angazhimin e vazhdueshëm për ngritje profesionale, zhvillim të kapaciteteve drejtuese dhe përfaqësim dinjitoz të Kosovës në programet ndërkombëtare të edukimit ushtarak.

Përmbyllja e këtij programi nga majorja Budeci ndikon në fuqizimin e kapaciteteve profesionale të FSK-së dhe në avancimin e standardeve të saj në përputhje me praktikat dhe përvojat e partnerëve ndërkombëtarë.

të fundit

LSDM: Rikonstruimi i qeverisë, pranim i heshtur i mungesës së rezultateve

Mickoski nuk ka rezultate pas vetes, kështu që sot ai do të krijojë një teatër të ri politik, akuzojnë sot…

15 minutes ago

Shpërthimi i konfliktit në Lindjen e Mesme shton trysninë, nafta kap vlerën e 79 dollarëve

Tregjet globale të energjisë u tronditën gjatë seancës së së hënës, teksa përshkallëzimi i dhunës në Lindjen e Mesme shkaktoi…

17 minutes ago

Goditet një rast i kultivimit të narkotikëve në Krujë/ Arrestohet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Policia e Krujës ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike, duke arrestuar një 31-vjeçar me inicialet N. Z.,…

18 minutes ago

Real Madridi vendos një standard të ri historik në Botërorin 2026

Real Madridi ka hyrë në histori të Kupës së Botës 2026, duke u bërë klubi me më së shumti gola…

28 minutes ago

E akuzuara për tragjedinë në bankën Marfin kapet në Britani, nisin përgatitjet për ekstradim në Greqi

46-vjeçarja Eleni Argyriou, e akuzuar për përfshirje në sulmin me zjarrvënie në bankën Marfin në Athinë në vitin 2010, është…

30 minutes ago

Tragjedi në Bangkok, 27 të vdekur nga flakët në një bar-restorant

Një tragjedi e rëndë ka goditur kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok, pasi një zjarr me përmasa shkatërruese përfshiu një bar-restorant natën…

34 minutes ago