Shërbimi Korrektues i Kosovës ka mbajtur sot takimin e parë të Grupit të Punuës për Hartimin e Draft-Ligjit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Sipas një deklarate për media, hartimi i Draft Ligjit për SHKK-në është nismë reformuese e Shërbimit Korrektues të Kosovës me qëllim sigurimin e një vizioni gjithëpërfshirës dhe të konsoliduar të sundimit të ligjit, si dhe ngritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë, e veçanërisht në SHKK-në.
None found
“Me qëllim të përmbushjes së obligimeve të cilat dalin nga plani i punës së Qeverisë dhe plani indikativ i punës për vitin 2020-2021 për Hartimin e Draft Ligjit për Shërbimin Korrektues të Kosovës, në koordinim me Ministrinë e Drejtësisë ka organizuar takimin konsultativ në të cilin janë ftuar përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Institucioneve Korrektuese të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Avokatit të Popullit, Shoqata e Grave të SHKK-së, Sindikata e SHKK-së, organizatat tjera vendore dhe ndërkombëtare si: KMDLNJ, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, ICITAP, OSBE dhe EULEX”, thuhet në deklaratë.
Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues, Nehat Thaçi ka njoftuar të pranishmit lidhur me sfidat me të cilat është ballafaquar SHKK, si dhe nevojat për hartimin e Ligjit për Shërbimin Korrektues të Kosovës.
Thaçi caktoi edhe grupet e punës për hartimin e Draft Ligjit për Shërbimin Korrektues të cilat u dakorduan lidhur me hapat e mëtejshëm rreth hartimit të Ligjit.
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për paketën e masave fiskale që pritet të zbatohet nga 1 janari 2027. Ai…
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së…
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadriu Kryeziu, ishte i ftuar në DPT te Fidani foli lidhur me zhvillimet e fundit rreth vrasjes…
Qeveria gjermane dhe disa shtete federale nisën të mërkurën një rrjet testimi për komunikimin kuantik, me qëllim përmirësimin e sigurisë…
Këshilli Gjyqësor i Kosovës thotë se Arlinda Zekaj-Sylaj kishte urdhër mbrojtjeje gjatë gjithë kohës. Sipas KGJK-së, inspektimi në Gjykatën Themelore…
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se është mbajtur mbledhja konstituive e Grupit…