Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka nënshkruar Udhëzuesin për Monitorimin e Zbatimit të Planit Individual të Dënimit. Dokumenti përcakton standardet, procedurat dhe përgjegjësitë institucionale për ndjekjen dhe rishikimin e planeve individuale të personave të dënuar.
None found
Sipas udhëzuesit, planet individuale të dënimit nuk do të konsiderohen dokumente të pandryshueshme, por mjete pune që përditësohen dhe përshtaten gjatë gjithë periudhës së vuajtjes së dënimit. Rishikimi i tyre do të bëhet të paktën një herë në vit, ose më herët në rast se lind nevoja, bazuar në progresin dhe ndryshimet në rrethanat, rreziqet dhe nevojat e personit të dënuar.
Qëllimi i këtij dokumenti është krijimi i një qasjeje profesionale, të organizuar dhe multidisiplinare ndaj trajtimit të të dënuarve. Në këtë kuadër, secili prej tyre duhet të përfshihet në programe dhe veprimtari rehabilituese, arsimore, profesionale dhe të punës, të përcaktuara sipas nevojave, rreziqeve dhe vlerësimit individual.
Udhëzuesi është hartuar në përputhje me parimet dhe standardet e Rregullave Evropiane të Burgjeve të Këshillit të Evropës. Këto standarde kërkojnë hartimin e planit individual të dënimit, përfshirjen e personave të dënuar në procesin e planifikimit, vlerësimin e rregullt të rreziqeve dhe nevojave, si dhe përcaktimin e ndërhyrjeve rehabilituese të përshtatshme.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm është përcaktimi i rolit të stafit profesional që angazhohet në zbatimin dhe monitorimin e planeve individuale të dënimit. Përmes qartësimit të këtyre përgjegjësive synohet përmirësimi i koordinimit institucional dhe forcimi i bashkëpunimit mes profesionistëve të fushave përkatëse.
Zbatimi i udhëzuesit shihet si një zhvillim i rëndësishëm për proceset e rehabilitimit, risocializimit dhe riintegrimit të personave të dënuar në shoqëri, si dhe për parandalimin e recidivizmit. Shërbimi Korrektues i Kosovës synon që, përmes një trajtimi të individualizuar dhe të bashkërenduar, të rrisë efektivitetin e ndërhyrjeve dhe të ndihmojë në përgatitjen e tyre për rikthim sa më të suksesshëm në shoqëri.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka shprehur mirënjohje për mbështetjen dhe kontributin profesional të zyrtarëve të Njësisë Korrektuese të EULEX-it, si dhe të prof. asst. Rita Selimi nga Departamenti i Punës Sociale i Universitetit të Prishtinës, të cilët kanë kontribuar në hartimin e këtij udhëzuesi.
Bashkëpunimi me këta partnerë ka ndihmuar në ndërtimin e një qasjeje të strukturuar dhe multidisiplinare, në përputhje me standardet evropiane dhe me synimin për përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve rehabilituese.
Forca të shumta policie po shtohen në rrugën e Durrësit. Protesta gjatë ditës së sotme është shoqëruar me kaos e…
Kimberly Guilfoyle ka reaguar pasi Shtëpia e Bardhë i kërkoi që të jepte dorëheqjen nga posti i ambasadores së Shteteve…
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar lidhur me situatën pranë Ministrisë së Arsimit pas protestës studentore e cila u…
Policia e Shtetit ka reaguar pas përplasjeve të dhunshme gjatë tubimit të zhvilluar mesditën e sotme pranë Ministrisë së Arsimit…
Ernest GjokaPasi e ngjiti Skënderbeun në Superiore, trajneri shqiptar, Ernest Gjoka ka vendosur të bëjë “pauzë të përkohshme” nga roli…
Nebi Alshiqi, zyrtar i Kadastrës në Komunën e Prishtinës, është personi i arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare,…