Categories: Uncategorized

“Lutja” e deputetit gjerman për VV-në e LDK-në

Deputeti gjerman, Nikolas Löbel, ka kërkuar nga Vetëvendosje dhe LDK që të krijojnë qeverinë.Deputeti gjerman nga radhët e CDU-së, Nikolas Löbel, ka deklaruar se është koha që të përfundojnë negociatat për krijim të qeverisë së re në Kosovë në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike.

Löbel në një shkrim të bërë në rrjetin social Twitter ka deklaruar se vullneti i njerëzve për ndryshim dhe demokracia e shprehur në zgjedhjet e gjashtë tetorit, duhet të përkthehet në qeverisje efektive dhe demokratike.

Të lidhura

None found

“Është koha që të përfundojnë negociatat për krijimin e qeverisë në Kosovë. Vullneti i njerëzve për ndryshim dhe demokracia që u shpreh në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar duhet të përkthehet në qeverisje efektive dhe demokratike, sundim të ligjit që siguron perspektivë evropiane për qytetarët kosovarë”, ka shkruar Lobel.Ndryshe, dy partitë që po synojnë të krijojnë koalicionin tash e tre muaj, Vetëvendosje dhe LDK, në vazhdimësi janë duke marrë thirrje nga ndërkombëtarët për krijim sa më të shpejtë të institucioneve.

Një porosi e tillë është përcjellë edhe dje nga ambasada amerikane në Prishtinë, e ambasadori Phlip Kosnett që ka vizituar partinë e Isa Mustafës.Në anën tjetër, Vetëvendosje i ka bërë ofertë të re LDK-së, ku parashihet shtimi i numrit të ministrive.

Për LDK-në shihet si i papranueshëm ky propozim.Deputetja e LDK-së Besa Gaxherri në një prononcim për “Gazeta Blic” ka folur mbi ofertën e re që LVV i ka bërë Lidhjes Demokratike të Kosovës.Gaxheri thekson se oferta e Albin Kurtit për me rrit numrin e ministrive nuk është e pranueshme.
Ajo thekson se kjo gjë tashmë po bëhet për të kënaqur egot e individëve të caktuar. “Unë nuk kam asnjë informacion sepse ajo ofertë nuk është shqyrtu. Procesi është dëshpërues edhe i pakuptimtë.

Zoti Kurti po na jep me kuptu se është shumë i përkushtum me pas sa më shumë pushtet dhe kontroll në këtë Qeveri. Nëse tani po mundet me u rrit numri i ministrive për të kënaqur egot ose kërkesat e individëve për mua nuk është e pranueshme dhe nuk është ajo pritja të cilën e ka proklamuar z.Kurti.Z.Kurti bani Kryetarin e Kuvendi dhe tani po bën makinacione për shtimin e numrit të ministrive. Unë mendoj se kjo punë duhet të vendoset shpejt, dhe mendoj se nuk është e rëndësishme se kush i merr ministritë.

Z.Kurti ka shku tek z.Mustafa për bashkëpunim edhe pse sjelljet kanë qenë të papranueshme nga LDK-ja, z.Mustafa i ka kalu.Unë kam besu se mundemi me ba marrëveshje por se si lindi tek Kurti gjithë ky mosbesim për LDK-në është zhgënjyes dhe mosbesues” tha Gaxherri.Kjo është oferta e dytë që LVV ka bërë gjatë 24 orëve të fundit për Lidhjen Demokratike të Kosovës.Nga kjo e fundit nuk kanë dalë me një përgjigje zyrtare rreth këtyre ofertave .E vetmja deklaratë ishte ajo gjatë ditës së djeshme e kryetarit të LDK-së Isa Mustafa ku u shpreh se zgjidhja për marrëveshjen i takon VV-së.

të fundit

Turqia ndalon aksesin e fëmijëve nën 15 vjeç në platformat e mediave sociale

Turqia ka zbatuar një ndalim ligjor për aksesin në mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç, pas publikimit të rregullores…

11 minutes ago

JD Vance will not watch the broadcast of Nidal Hasan’s execution, Trump: He deserves execution by firing squad

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka deklaruar se nuk do ta ndjekë transmetimin e mundshëm të ekzekutimit të Nidal Malik Hasan,…

16 minutes ago

US Ambassador Eric Wendt meets SPAK chief Klodian Braho and BKH director

Këtë të shtunë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Wendt, ka zhvilluar një takim në ambientet e SPAK-ut…

16 minutes ago

Kosovo Correctional Service stops a package containing 87 grams of narcotics that was being smuggled into Dubrava Prison

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK), nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar se e kanë parandaluar futjen e kontrabandës në…

18 minutes ago

North Macedonia, “m.Uslugi” app to bring ID cards and driving licences to mobile phones from October 28

Ministria e Transformimit Dixhital do të lançojë zyrtarisht aplikacionin e ri celular "m.Uslugi" më 28 tetor, njoftoi ministri Stefan Andonovski.Aplikacioni…

19 minutes ago

Maqedoni, aplikacioni “m.Uslugi” sjell letërnjoftimin dhe lejen e vozitjes në celular nga 28 tetori

Ministria e Transformimit Dixhital do të lançojë zyrtarisht aplikacionin e ri celular "m.Uslugi" më 28 tetor, njoftoi ministri Stefan Andonovski.Aplikacioni…

25 minutes ago