Categories: Uncategorized

LDK prezanton ofertën e saj për formimin e qeverisë

Lidhja Demokratike e Kosovës shpalosi të mërkurën ofertën e saj për formimin e qeverisë me lëvizjen Vetëvendosje. Anëtari i kryesisë së kësaj partie, Avdullah Hoti, në një postim në rrjetin social facebook shkroi se sipas kësaj oferte “Lidhja Demokratike do të ketë kryetarin e parlamentit deri në zgjedhjen e presidentit, pastaj kryetari i parlamenti do t’i kalojë lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo nënkupton se në vitin e parë të bashkëqeverisjes, secili partner mban një post të lartë shtetërore (Vetëvendosje e ka kryeministrin, LDK-ja kryetarin e parlamentit). Ndërkaq, në tri vitet e tjera, VV-ja mban dy poste të larta shtetërore, kryeministrin dhe kryetarin e parlamentit, kurse LDK-ja një pozitë, presidentin, por që shërben si faktor unifikues sipas kushtetutës”.

Të lidhura

None found

Në ofertë theksohet se numri i ministrive mbetet 12 dhe struktura e tyre mbetet siç është dakorduar më herët, me disa përjashtime: “a) Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i bashkohet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. b) Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ndahet nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku është integruar sipas marrëveshjes së arritur në takimet e mëparshme, dhe mbetet për komunitetet jo shumicë krahas ministrisë për Komunitete dhe Kthim.
Të dyja partitë, sipas ofertës, do të kenë nga 5 ministri.

Në pikën e tretë të ofertës thuhet se “partnerët e koalicionit, në përputhje me dispozitat kushtetuese, për presidentin e vendit do të përkrahin kandidatin e propozuar nga LDK-ja”. Të martën lëvizja Vetëvendosje tha se i ka propozuar Lidhjes Demokratike të Kosovës, një ofertë për shtimin e ministrive në qeverinë e ardhshme për të siguruar një marrëveshje për bashkëqeverisje. Nënkryetari i kësaj lëvizjeje, Bisnik Bislimi, postoi ofertën që numri i ministrive të shtohet në 14 nga 12 sa ishin marr vesh me Lidhjen Demokratike në fillim të negociatave. Sipas kësaj oferte Lidhja Demokratike do të kishte 6 ministri kundrejt Vetëvendosjes që do të mbetej me 5. Shkëmbimi i këtyre ofertave pasoi negociatat e javës së kaluar që nuk siguruan një pajtim për formimin e qeverisë.

Bisedimet rifilluan pas një pushimi të gjatë, që pasoi mbledhjen e parë të parlamentit që u mbajt me 26 dhjetor. Në krye të parlamentit u zgjodh Glauk Konjufca nga lëvizja Vetëvendosje, ndonëse përgjatë gjithë negociatave që nga zgjedhjet e 6 tetorit është thënë se ky post i takon Lidhjes Demokratike. Kjo thelloi hendekun ndërmjet dy partive që nuk po pajtoheshin rreth kërkesës së Lidhjes Demokratike që në kuadër të marrëveshjes për bashkëqeverisje të përfshihet edhe posti i presidentit të vendit.
Lëvizja Vetëvendosje ka theksuar se çështja e postit të kryetarit të parlamentit tashmë është çështje e kryer.

të fundit

Valdrin Sahiti tregon rrugën drejt suksesit: Nga Beyonce te emrat e njohur të Hollywood-it dhe Lindjes së Mesme

Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka zbuluar…

6 minutes ago

Opozita kundërshton mungesën e planit qeveritar, LVV-ja thotë se dokumenti miratohet së shpejti

Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…

9 minutes ago

Projekti historik i Xhaferit për Vllazninë, ja çfarë parashikon “Elite Campus

Alban Xhaferi, Presidenti i VllaznisëVllaznia pritet që së shpejti të ketë një kompleks modern sportiv, i quajtur ndryshe “Vllaznia Elite…

14 minutes ago

Gjendet një kuti plot me para në vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi (FOTO)

Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…

15 minutes ago

Shpërthim me lëndë plasëse në tarracën e dyqanit të luleve në Tiranë, policia identifikon autorin e dyshuar

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit zonën e Tufinës në Tiranë.…

18 minutes ago

State Supreme Audit finds endless violations in 2025 budget, economic and financial damage of 135 million euros

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…

20 minutes ago