Categories: Uncategorized

Lajm i keq për kosovarët, nga shkurti rritet çmimi i vizave Schengen

Që nga 2 shkurti i këtij viti të gjithë ata që synojnë të aplikojnë për vizë Schengen do të jenë të detyruar që të paguajnë taksë 33.3 % më shumë. Kjo i bie që aplikuesit për vizë do të duhet të paguajnë 80 euro, dhe jo 60 sa është aktualisht.

Përveç çmimit, do të ndryshojë edhe një prej rregullave të aplikimit. Ata të cilët do të dëshirojnë të vizitojnë ndonjë prej vendeve të Zonës Schengen, mund të aplikojnë për vizë 6 muaj më herët nga koha kur planifikojnë të udhëtojnë, pasi që aktualisht aplikimi mund të bëhet vetëm 3 muaj më herët.

Të lidhura

None found

Ky ndryshim i Rregullores për Viza është miratuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian në qershor të vitit 2019 dhe do të aplikohet në të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe vendet tjera që janë pjesë e Marrëveshjes për Schengen.

Një rregullore të tillë disa prej shteteve të BE’së kanë konfirmuar se do të fillojnë ta implementojnë në periudhën e njëjtë.

Për SchengenVisaInfo.com një gjë të tillë e kanë pohuar nga Lituania, Gjermania, Danimarka, Finlanda e Belgjika, transmeton Gazeta Express.

Përveç këtyre, sipas kësaj rregullore të re që do të implementohet nga shkurti i këtij viti, shtetet anëtare do të jenë të detyruara të hapin qendra për procesim të vizave në vendet ku nuk kanë përfaqësi, në mënyrë që aplikantët të mos të detyrohen të udhëtojnë në shtete të tjera vetëm për të aplikuar.

Në kodin e ri gjithashtu thuhet se taksa për vizë do të diskutohet çdo tre vjet, nëse çmimi do të mbetet i njëjtë apo do të ndryshohet.

të fundit

Video/Trump interrupts Florida speech after eye irritation: They’ll say I’m very sick

Presidenti amerikan, Donald Trump, ndërpreu për pak çaste fjalimin e tij elektoral në Daytona Beach të Floridës, pasi pati vështirësi…

6 seconds ago

Christa Pike speaks out after botched execution: I didn’t believe I would survive

Christa Pike, e dënuara me vdekje në shtetin e Tennessee-t në SHBA, ka folur për herë të parë pas tentativës…

32 seconds ago

Shooting at a California shopping mall leaves one dead and six injured, three in critical condition

Një person u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën pas disa të shtënave me armë në një qendër tregtare…

57 seconds ago

AUV destroys 5.56 tonnes of Serbian corn after excessive aflatoxin B1 levels are found

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka asgjësuar 5.56 tonë misër me origjinë nga Serbia, pasi analizat laboratorike kanë konfirmuar…

2 minutes ago

Draft law aims to make temporary public-sector jobs permanent: who is covered and which institutions are excluded

Personat e angazhuar me kontrata të përkohshme në një pjesë të sektorit publik mund të fitojnë statusin e të punësuarve…

2 minutes ago

AUV asgjëson 5,56 tonë misër serb për shkak të tejkalimit të aflatoksinës B1

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka asgjësuar 5.56 tonë misër me origjinë nga Serbia, pasi analizat laboratorike kanë konfirmuar…

6 minutes ago